Kryetari i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, reagoi për notën e protestës së Ambasadës Franceze në Tiranë drejtuar Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, pas deklaratave të kryeministrit shqiptar për vaksinën anti-COVID. Kokëdhima u shpreh se ndjehet i turpëruar nga sulmet kundër BE-së dhe shteteve anëtare të tij, të cilat duhet të ndihmojnë shqiptarët të çlirohen nga politikanët uzurpatorë.
Reagimi i Kokëdhimës
Ambasada Franceze në Tiranë i dërgoi një notë proteste Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, pas deklaratave të kryeministrit shqiptar “pse Franca duhet të mbajë vaksina stok, e nuk do i përdorë, në vend se ato t’i ndajë me vendet e tjera”.
Çdo shqiptar duhet të ndjehet i turpëruar nga sulmet kundër BE-së dhe shteteve anëtare të tij, donatorët dhe mbështetësit më të mëdhenj të popullit shqiptar në 30 vitet e fundit.
Qeveritarët e Shqipërisë ka qenë bukëshkalë dhe të pandershëm në raport me Europën dhe vlerat demokratike të saj. Sjellja e tyre është justifikim për kursin antidemokratik dhe antieuropian që i kanë imponuar vendit.
Kancelaritë europiane duhet të heqin dorë nga certifikimi i maskaradave zgjedhore për hir të stabilitetit dhe të imponojnë zgjedhje si në vendet e tyre, të lira dhe të barabarta, në mënyrë që Shqipëria të dalë nga sundimi i politikanëve uzurpatorë që i urrejnë liritë dhe vlerat europiane.
Burimi/shekulli.com.al/


Leave a Reply