Mjekët kanë konstatuar se thumbimi i bletës mund të parandalojë HIV Aids-in.
Insekti çudibërës gjatë thumbimit lëshon një helm kimik i cili mund ta shkatërrojë virusin vrasës duke lënë qelizat përreth të padëmtuara, thonë mjekët pas këtij hulumtimi sensacional.
Zbulimi i bërë gjatë këtij hulumtimi është pritur me entuziazëm dhe është përshëndetur si një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të një produkti në formë geli i cili mund të frenojë përhapjen e virusit HIV që shkakton Aids-in.
Proteina toksinale që e lëshon bleta gjatë thumbimit e që shkencëtarët e kanë emëruar me emrin Melittin, vret qelizat e HIV-it nëpërmjet poreve të lëkurës.
Dr.Jozueu L.Hud nga Universiteti i Washingtonit përkatësisht nga shkolla e Mjekësisë në St.Louis i cili ishte pjesëmarrës në studimin e bërë, tha se proteinat toksinale të bletës mund të përdoren si gel për të parandaluar përhapjen e HIV-it.
“Shpresa jonë më e madhe është se në vendet ku virusi HIV kalon shifra rekorde njerëzit mund ta përdorin këtë gel si një masë parandaluese për ta ndaluar infeksionin fillestar`”, tha ai.
Mjekët gjithashtu zbuluan se Melittini mundet suksesshëm ti vrasë edhe qelizat e tumorit që do të ishte një zbulim tjetër i madh në vete
Nga Express
Per”Alba – Dansk” Shkodrani
Leave a Reply