Publicisti shqiptaro-amerikan, Uk Lushi në një postim në Facebook ka kritikuar deputetin e LDK-së, Kujtim Shalën, pasi ky i fundit “sulmoi” VV-në për Bashkim Kombëtar. Lushi thotë se asnjë çast të vetëm shqiptarët nuk e kanë ndalur vullnetin dhe punën për Bashkim Kombëtar dhe Kushtetutë Burimore.
“Provojeni Kujtim– ti dhe disa margjina që si duket e keni ankth dhe frikë Bashkimin dhe Kushtetutën Nativiste– na mundësoni Referendumin për Kushtetutë Burimore dhe Bashkim. N’ guxofshi!”, shkruan tutje Lushi.
Ai thotë se LDK-ja duhet kritikuar që nuk e respekton amanetin e Rugovës për Bashkim Kombëtar.
Postimi i tij i plotë në Facebook:
Kujtim Shala i LDK-së sulmon VV-në për Bashkim Kombëtar dhe Kushtetutën e Imponuar!!!
Kujtim, a të kujtohen Lidhja e Prizrenit, 28 Nëntori 1912, Konferenca e Bujanit, Deklaratat e Adem Jasharit e Ibrahim Rugovës për Bashkim Kombëtar, Betimi i UÇK-së…?
Asnjë çast të vetëm shqiptarët nuk e kanë ndalur vullnetin dhe punën për Bashkim Kombëtar dhe Kushtetutë Burimore.
Provojeni Kujtim– ti dhe disa margjina që si duket e keni ankth dhe frikë Bashkimin dhe Kushtetutën Nativiste– na mundësoni Referendumin për Kushtetutë Burimore dhe Bashkim. N’ guxofshi!
VV-ja duhet kritikuar që s’ bën mjaftueshëm pêr ndryshime kushtetuese dhe Bashkim dhe duhet kritikuar sidomos LDK që nuk e respekton amanetin e Rugovës për Bashkim Kombëtar.
Urdhëroni lejojeni popullin të vendosë dhe ta shohim çka duam shumica! Mjaft me retorikë që nuk mund i fsheh goditjet kundër Bashkimit dhe Vullnetit të Lirë!
Burimi/botasot.info/
Leave a Reply