Gazetari investigativ Artan Hoxha ka postuar një video në Facebook-un e tij ku siç thotë e ka zënë nata nëpër shtigjet e malit. Në pamjet filmike të publikuara duket që ecën për të gjetur rrugën, me sa duket të humbur, kjo edhe për shkak të mungesës së dritës.
Hoxha tregon se nuk gjendet i vetëm në errësirën e natës, pasi sipas tij tek tuk dëgjohen degë të thata pemësh që kërcasin në hapat e dikujt tjetër, i cili shqetësohet nga prania e gazetarit.
Ai thotë se nëse gjen tuba uji në zonë malore afër do jetë një stan, por nëse nuk dëgjon të lehura qensh atëherë është rasti problematik, që nënkupton se këto tuba përdoren për të vaditur parcelat e mbjella me hashash dhe sugjeron që të ndërrosh rrugë.
Gazetari Hoxha shpesh poston video ose foto nga pjesë të vendit tonë ku është mbjellur kanabis.
Statusi i plotë
Kur nuk e llogarit mire kohen, nata te ze neper shtigjet e malit…
Nate pa hene, e fresket dhe e heshtur, deri…
sa te dalin perpara tubat e ujit!!!!
Nga aty e tutje, edhe pse askush nuk duket ne sfond, degjohen tek tuk dege te thata pemesh, qe kercadin zhurmshem nen hapat e dikujt.
Mesa duket nuk qenkam i vetem ne mal. Qenka dhe dikush tjeter, qe nese nuk e ka zene nata ne mal ashtu si une, perpiqet te tregoje, se prania e dikujt ne territorin e tij, minimalisht i shkakton bezdi, nuk po them qe e shqeteson.
Si procedure, nese ne nje zone malore has tuba uji, diku afer ka jete.
Ne rastin me optimist, diku verdalle do te jete ndonje stan.
Por nese nuk degjon te lehura qensh, ose zile bagetish, atehere jemi ne variantin problematik.
Nese ndjek poshte, ku shkojne ato tuba, ne te cilat uji rrjedh zhurmshem, atehere me mire nderro rruge.
Po je kureshtar, kthehu serish kur te zbardh dita.
Ndoshta drita e diellit, te lejon te shohesh qarte edhe larg, se çfare fshihet ne horizont.
Jo me kot, ku ka uje, ka jete. Ka gjelberim….
Burimi/gazeta-shqip.com
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka postuar një video në Facebook-un e tij ku siç thotë e ka zënë nata nëpër shtigjet e malit.
Në pamjet filmike të publikuara duket që ecën për të gjetur rrugën, me sa duket të humbur, kjo edhe për shkak të mungesës së dritës.

Leave a Reply