E lidhëm miqësinë tonë të kristaltë, miqësinë idealiste, në vitin 1972 dhe e mbajtëm të bukur, të pastër, të dobishme, të sinqertë, me dhënije marrje të ndërsjellta në të mirë të Shqipërisë, të shqiptarëve dhe të kombit tonë deri pakë ditë më parë, kur të ftova të vije në veprimtarinë e rëndësishme të intelektualëve për të diskutuar për BYLISIN, por që Ti, vëlla, nuk u ngrite dot…
Plotë 48 vjet jetë dhe veprimtari me ty, i shtrenjti Moikom, duke filluar nga veprimtaria me rininë dhe deri me atë kontribut të jashtëzakonshëm për çështjen kombëtare në përgjithësi dhe për çështjen e Kosovës në veçanti, ku mëndja jote, pena jote, idetë e tua frymëzuese, të bashkuara me ato të Ukshin Hotit dhe të dhjetra e dhjetra intelektualëve të tjerë të shquar shqiptar, kanë lënë aq shumë gjurmë të pashlyera, sa pikëllimi që ndjej është aq i madh, sa nuk mund të krahasohet me asnjë dhimbje tjetër të rëndë shpirtërore.

Faleminderit Televizionit News 24 që më lejoi që homazhin për ty, mik i shtrenjtë, t’a bëja nga ky ekran, në fillim të Emisionit kaq të dashur për shqiptarët “Me zemër të hapur”!

Moikom Zeqo ishte dhe do të mbetet një Gjeni i letrave shqipe, ishte dhe do të mbetet një shkrimtar i madh, një poet i madh, një shkencëtar i madh, një historian i madh, një publicist i madh, një arkiolog i madh, një piktor i madh, një politikanë i madh, një filozof i madh, një erudit nga më të mënçurit dhe më me kokën plotë me dituri që kjo toka jonë shqiptare ka nxjerrë gjatë gjithë historisë së Shqipërisë, ishte një Lasgush i sotëm, një Çabej i sotëm, një Aleks Buda i sotëm, një vazhdues i nivelit europian i Rilindësve me të shquar të kombit shqiptar që e kanë bërë Shqipërinë.

Ti, vëlla i shtrenjtë, ke lënë gjurmët e tua kudo, në të gjitha hapësirat shqiptare, po dhe po, por edhe në Europë dhe në botë, sepse të 100 veprat e tua, të përkthyera në gjuhët kryesore të botës, kanë brenda vlera brilante që e nderojnë thellë dhe i mbrojnë si rrallë kush vlerat e mëdha dhe të papërshtatshme të kulturës dhe historisë së kombit shqiptar. Ndaj ti je i pavdekshëm, sepse do të rroj në shekuj të pafund vepra jote e madhe, tepër e rëndësishme dhe me vlera të pazëvëndësueshme, gjerdan i artë në trupin e pavdekshëm të Nënës Shqipëri, që ti, Moikomi ynë, e deshe pa kushte, e deshe me shpirt, me tru dhe me gjithë qenien tënde fizike, që nuk kurseve asgjë për të.

U prehsh në paqe miku dhe vëllai im i shtrenjt Moikom Zeqo!
Burimi/Facebook- Idajet Beqiri


Leave a Reply