Në moshën 64 vjeçare të shtunën vdiq gazetari dhe studiuesi Llukman Halili.
I lindur në vitin 1956 në fshatin Tërrnoc i Madh i komunës së Bujanocit, në Luginën e Preshevës, Llukman Halili diplomo më 1979 në Shkencat Politike në Zagreb.
Po atje përfundoi edhe studimet pasuniversitare. Nga viti 1985 punoi në Radiotelevizionin e Prishtinës, deri në mbylljen e tij nga Serbia në vitin 1990.
Më pas ishte korrespondent i agjencisë kroate të lajmeve Hina ndërsa punoi edhe në Radio Zagreb.
Nga viti 1994 punoi në Zvicër, në disa gazeta dhe media shqiptare, përfshirë edhe të përditshmen “Bota Sot”. Në vitin 2013, në Universitetin Zarës, mbrojti disertacionin e doktoraturës temë “Lëvizja e dhjetorit 1990 në Shqipëri”, studim që u botua në vitin 2016.
Më herët në vitin 1992 bashkë me Blerim Shalën publikuan librin “Unë Ramiz Alia, dëshmoj për historinë”.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, shprehu pikëllimin me vdekjen e gazetarit Halili, duke ngushëlluar familjarët, miqtë dhe kolegët e tij.
———————————-
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK

AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Llukman Halili
PRISHTINË 13.06.2020 – Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), me pikëllim ka marrë lajmin për vdekjen e gazetarit, Llukman Halili.
Halili pati një karrierë shumëvjeçare në gazetarinë politike, si dhe ka qenë korrespodenti i parë i Radio Televizionit të Prishtinës nga Palestina. Ai ka dhënë kontribut në fushën e gazetarisë dhe informimit për ngjarjet që kanë ndodhur në vend. I ndjeri para luftës ka punuar si gazetar në Radio Zagreb, në gazetën “Bota Sot”, ndërsa së fundi ishte profesor në Universitetin e Varshavës.
AGK, u shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit Llukman Halili.
Burimi/Zeri i Kosoves


Leave a Reply