Vasel Gilaj
Kuvendi i Greces, Ulurima e Pavarsise se Shqiperise…!
Memorandumi,i njohur edhe si “Libri i Kuq”, ose Kuvendi i Greces i zhvilluar nga Kuvendi i Pergjithshem i Krereve Shqiptare ne Grece te Malsise se Madhe me 23 qershor te vitit 1911, (sipas kalendarit Gregorian),ose me 10 qershor (sipas kalendarit Julian),dhe i perpiluar nga Komiteti Nacional (Qenderor)Shqiptare ne te cilin vepronin patriotet dhe intelektualet sic ishin Ismail Qemali,Luigj Gurakuqi,Hile Mosi,pof.Kole Martinaj e tjer,dhe qe perbehej nga 12 pika ose kerkesa,drejtuar Perandorise Osmane,padyshim qe eshte ulurima dhe promemoria e Pavarsise se Shqiperise.Kerkesa te cilat ishin.
1.Garanci kunder perseritjes pas sodit te veprimeve antikonstuticionale,nga ana e qeverise qenderore e lokale ne te gjithe Shqiperine.Nderimi i te gjitha feve dhe zakoneve,
2.Te njohurit e plote te qenies se kombit shqiptar, me ato te drejta qe kane edhe kombet e tjera te Mbreterise,
3.Liri te plote per shqiptaret qe te zgjedhin pa ndonje pengim a ngushtim deputet e vet,numri i te cileve do t’i pergjigjet popullsise,
4.Liri te plote per shqiptaret qe te mesojne e te perparojne ne gjuhen e vet dhe te themelojne shkolla shqipe.Ndrime per te drejtat qe u jane njohur krereve fetar te krishter,
5.Organizimi i administrimit te vilajeteve,te kete themel nje sistem decentralist administrator,
6.Te zgjedhurit e vilajeteve e te tjerevet nepunes te larte te shtetit te jene me teper ata qe dine gjuhen shqipe,
7.Emnimi i nje perfaqesuesi te sulltanit per nje periudhe vjetesh,me barren qe te shikoje te vuemit besnikrisht n’udhe te nominimit organik,
8.Perdorimi i gjuhes shqipe ne marrveshjet mes administratoreve te vendit ne kuvendet e gjykimet perpara gjegjeve per krah me turqishten,
9.Sherbimi ushtarak i detyrueshem per te gjithe shqiptaret me sistem skanjesh ne kohe paqeje e ne organizim te vecante,per vendasit e viseve qe ndollen ne kufi te shteteve ballkanike.Ushtaret te kene te lire sherbimin e besimeve te tyne e te mbajturit e zakoneve te veta,
10.Te lidhunit per nevojat e vendit te te gjitha te ardhunavet,pervec se atyne te gjymrykut (doganes)te postes e telegrafit,duhanit,te shpirtrave (alkolit),qe jane dhane per disa sherbime te vecanta,
11.Te drejtat per keshillat e pergjithshme qe mund te japin vendimin mbi buxhetin e vilajeteve e te bajne kontroll te prishunavet,
12.Kerkim i fondeve te nevojshme per shtepit e djegura.Si dhe te kthehen armet e marruna me detyre per ata qe i mbajne qe t’i shtrohen kanunit te posacem.
Memorandumi ose (Libri i Kuq), i eshte dorezuar ne Cetine te Malit te Zi,perfaqesuesit diplomatik te Turqise (Saddretin Beut) dhe perfaqesueseve diplomatike te Fuqive te Medha.
“Zani i Malsise”
(Ne foto jane emrat e 34 firmetareve te Kuvendit te Greces)
Burimi/Facebook


Leave a Reply