Ndërron jetën në moshën 77-vjeçare aktori i njohur shqiptar Rikard Ljarja, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë dhe prej kohësh nuk dilte nga shtëpia.
Ndërron jetën në moshën 77-vjeçare aktori i njohur shqiptar Rikard Ljarja. Aktori prej 3 muajsh vuante nga një sëmundje e rëndë dhe nuk dilte nga shtëpia prej kohësh. Ai ishte bashkëshorti i aktores po të njohur shqiptare Marjeta Ljarja
Rikard Ljarja është është një aktor i teatrit dhe kinemasë shqiptare. Në vitin 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “Aleksandër Moisiu”, Tiranë.
Për tetë vite, pas diplomimit, punoi aktor i teatrit në Teatrin “Migjeni” në Shkodër. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga kinostudiot. Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në televizionin publik shqiptar.
Që prej vitit 1973 ka qenë protagonistë në shumë filma kinematografik, si “Fletë të bardha”, “Pesha e kohës” përkrah Kadri Roshit”, por edhe ka qenë regjisor si në filmi “Skëterr 43”, “Në pyjet me borë ka jetë”, e gjithashtu i madh ka qenë kontributi i tij edhe si skenarist edhe njeri i penës, ku gjatë viteve të fundit ka botuar disa libra. Ljarja gjithashtu ka qenë skenarist për filmat e njohur shqiptarë “Pesha e kohës” dhe “Kur hapen dyert e jetës”.
aktoretshqiptare.info
Frederik Ndoci
Fluturoi drejt amshimit edhe nje shpirt nga ma te miret per mu!
Lamtumire Rrikard Ljarja!
Tash me siguri e din se sa hjek shpirti jem tek po shkruaj keto rreshta.
Engjelli i rojes per mu qysh prej fillimit, te karrieres teme. Ateher kur dielli mu nxi e gjete menyren per te mi largue ret e zeza!
Me siguri qan Nje shqipni e tan per ikjen tande!
Dy her mallkim.
Edhe largimi i yt,
Edhe kjo situate kaq inkubo.
Kush e di sa i dhembin puplat e kraheve shqiponjes kur ia shkulin. Mua dhimbja e tyre po ma shkul edhe shpirtin.
Shpirti yt ne krah me Zotin, e shndrit drita e pa mbarueme.
Ngushellime familjes
R.I.P.
thash dy her mallkim nje her vdekja e nje her kjo pa mundesi me vu nji drandofill mbi varrin tand!
E veshtir te ngushellohen te afermit ma shum se un, se m’asht dhimt ne asht qysh se e mora vesh. E çfar asht nji denese te qarash kur aq shum emocione u ngjalle njeresve, me artin tand ne te gjalle?
Asnjiher komunist por qe askush nuk te urrejti edhe pse shum role qe mbeten flisnin per nje njeri te mir si ti qe partia e punes as nuk e pat e kurr nuk do ta ket aq te paster e pozitiv siç ishe ti.
Per mu mbetesh ne at shtyllen si Deda por tashti ti shoh krahet e qe nuk te dukeshin per sa vite ishe engjell per shum si mu.
Lamtumir mik bab vlla shok mesues e gjithshka qe bane per mu.
R.I.P.
—————————————
Pjeter Logoreci
Shiheshim rrallë me djalin e hallës, legjenden e kinemasë Rikard Ljarjen, por ky takim ishte edhe ma special mbasi u pamë në Shkoder…
Leu e u rrit në Shkoder e po i kthehet prap dheut të bekuem të Shkodres.
Pushofsh në paqë Rikard.
LAMTUMIRE.
———————————————–
Teatri Migjeni, Shkoder
Lamtumirë Rikard Ljarja!
Shkodra, teatri “Migjeni” dhe mbarë komuniteti i artit në Shqipëri humbi një nga artistët më të spikatur të teatrit dhe të kinematografisë shqiptare.
Qoftë i lehtë dheu për ju, Mjeshtër!
l gjithë kolektivi i teatri “Migjeni” shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjen Ljarja!
Rikard Ljarja lindi më 1 prill 1943 në Shkodër, është një aktor i teatrit dhe kinemas shqiptare.
Më 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse më 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “A. Moisiu”, Tiranë.
Për tetë vite pas diplomimit punoi si aktor në teatrin “Migjeni” ku ka interpretuar dhjetra role.
Nga viti 1973 deri 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar në kinostudio.
Nga viti 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në televizionin publik shqiptar.
Aktor
Viktimat e Tivarit (1996)
Fletë të bardha – (1990)
Pesha e kohës – (1988)
Rrethi i kujtesës – (1987)
Në prag të jetës – (1985)
Pranverë e hidhur – (1985)
Radiostacioni – (1979)
Në pyjet me borë ka jetë – (1978)
Ilegalët – (1976)
Rrugicat që kërkonin diell – (1975)
Rrugë të bardha – (1974)
Shpërthimi – (1974)
Ndërgjegja – (1972)
Kur zbardhi një ditë – (1971)
Plagë të vjetra – (1968)
Gadhnjim mbi vdekjen – (1967)
Duel i heshtur – (1967)
Komisari i dritës – (1966)
Regjisor
Pesha e kohës – (1988)
Kur hapen dyert e jetës – (1986)
Fundi i një gjakmarrjeje – (1983)
Dita e parë e emrimit – (1981)
Sketerre 43 – (1980)
Radiostacioni – (1979)
Në pyjet me borë ka jetë – (1978)
Skenarist
Pesha e kohës – (1988)
Kur hapen dyert e jetës – (1986)
———————————————–
Asllan Bajrami
RIKARD LJARJA nuk jeton më.
(1943-2020)
Aktor, skenarist dhe regjisor i filmave më me vlerë në kinematografinë shqiptare.
LAMTUMIRË!
————————————-
SOT JEMI TË GJITHË PËR TU NGUSHËLLUAR, O RIKARD LJARJA!
Vitin 1968, kur më njohu me ty Elez Kadria në lokalin “Rozafa” në Shkodër e pimë së bashku nga një konjak e deri më sot i ndan një kohë e gjatë duke përfshirë edhe dy dekada si kolegë në Kinostudio, kohë që filloi me gëzimin e njohjes e kryhet me gjëmën që na solle me ikjen tënde. Është i vetmi hidhërim që u solle njerëzve në jetë. Sepse ishe mik buzëgaz e zemërhapur me të gjithë. Më duket se ende e dëgjoj zërin tend kur të telefonova në vjeshtën që shkoi për një premierë filmi të shqiptarëve të Tuzit, për të cilën the se, do të vije me kënaqësi por ishe i pamundur e i shtruar në spital. Sot kudo ku ka shqiptarë pikëllohen për ikjen tënde. Po ti i le këtij vendi më të mirën e me të bukurën fisnikëri me artin tënd. I deshe të gjithë e të deshnin të gjithë. Nuk dimë kë të ngushëllojmë me parë, sepse sot jemi të gjithë për tu ngushëlluar.
Lamtumirë fisniku i Shkodrës. Qoftë i lehtë dheu i Rrmajit atje ku prehen paraardhesit e tu, atje ku e kemi cakun e fundit ne shkodranët, kudo ku gjendemi e sa do larg që të ikim.
Amen!
K. P. Traboini
20 prill 2020
———————————————–
Mimoza Selimi po ndihet i mërzitur.
Sa hapa Facebook dhe pashë një lajm shumë të trishtuar!
Rikard Ljarja nuk është më mes nesh!
Njeriu me buzën në gaz gjithmonë, Artisti që i dha aq shumë kinematografisë shqiptare, sot shkëlqen mes yjeve , siç shkëlqeu gjithë jetën e tij!
Isha fëmijë kur e njoha nga afër!
Në Shëngjin, tek Rana e Hedhun, xhirohej filmi « Skëterrë ‘43 » ku Rikardi ishte regjisor
Të gjithë do ikim një ditë, por lum kush lë pas emrin e veprën e mirë!
FALEMINDERIT Rikard Ljarja për gjithçka që na dhe e trashëgiminë e paçmuar që na le 🙏🙏
Ngushëllime Marjetës, familjes , miqve, e shqiptarëve që të deshën aq shumë!
Ike në kohë të vështirë o Njeri i Mirë
————————————————-
Ilirjana Agolli
Rikard LJARJA,kollosi Shkodran dhe ai Shqiptar,i artit dhe i kulturës!
-Ded,ku je?…
Shkodrani tipik që me zërin karakteristik dhe mirësinë e shpirtit të tij,u skalit në mendjet e zemrat tona.
I tillë është Arti i vërtetë,të bën të dashurosh më fort!
Rikard Ljarja, nuk e pranoi titullin e lartë
“Nderi i Kombit”,për të qenë më shumë se Nderi i Tij !
—————————————————–
Vasel Gilaj
Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta në moshën 77-vjeçare, Rikard Ljarja
Ka ndërruar jetë në moshën 77-vjeçare, Rikard Ljarja, një nga personalitetet dhe kontributorët më të rëndësishëm të artit tonë skenik. Beteja e tij me sëmundjen rezultoi me përfundim fatal. Një tjetër emër i rëndësishëm i traditës sonë të artit ndahet nga jeta për të lënë pas një kolanë të gjatë rolesh dhe personazhesh, të cilat i skaliti me pasion dhe përkushtim.
Mësohet se ceremonia mortore për shkak të situatës do jetë me rrethin e ngushtë familjar. Amaneti i tij ka qenë të prehet në Shkodër dhe bëhet me dije se atje do të zhvillohet edhe ceremonia mortore. Familja, miqtë, Shkodra dhe Shqipëria humbin aktorin, regjisorin dhe skenaristin e talentuar, njeriun e mirë, profesionistin e përkushtuar dhe kolegun e pashoq.
Rikard Ljarja u lind më1 prill 1943 në Shkodër dhe është një aktor i teatrit dhe kinemasë shqiptare. Në vitin 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “A. Moisiu”, Tiranë.
Për tetë vite, pas diplomimit, punoi aktor i teatrit në Teatrin “Migjeni” në Shkodër. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, scenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga kinostudiot. Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në televizionin publik shqiptar.
FILMOGRAFIA:
Viktimat e Tivarit (1996)
Fletë të bardha – (1990) Shoku Emir
Pesha e kohës – (1988), Vasili
Rrethi i kujtesës – (1987), Mjeku
Në prag të jetës- (1985), Andrea
Pranverë e hidhur – (1985) Xha Teli
Skëterrë ’43 – (1980), Andrea
Radiostacioni – (1979) Komandanti
Në pyjet me borë ka jetë – (1978), Luka
Ilegalët – (1976) Tosti
Në fillim të verës – (1975) I deleguari i qarkorit
Rrugicat që kërkonin diell – (1975) Gaqo Tipografi
Rrugë të bardha – (1974) Deda
Shpërthimi – (1974) Inxhinjer Iliri
Ndërgjegja – (1972) Fitimi
Yjet e netëve të gjata – (1972)……xhandari
Kur zbardhi një ditë- (1971) Komisari
Plagë të vjetra – (1968)…….Naimi
Ngadhnjim mbi vdekjen – (1967)..Perlati
Duel i heshtur – (1967) Skenderi
Komisari i dritës – (1966) Dritan Shkabaj
Monumenti
REGJISOR:
Pesha e kohës- (1988)
Kur hapen dyert e jetës – (1986)
Fundi i një gjakmarrjeje – (1983)
Dita e parë e emrimit – (1981)
Sketerre 43 – (1980)
Radiostacioni – (1979)
Në pyjet me borë ka jetë – (1978)
SKENARIST:
Pesha e kohës – (1988)
Kur hapen dyert e jetës – (1986)
——————————————————
TV1 Channel – Shkodër
🏴Ndërron jetën në moshën 77-vjeçare aktori i njohur shkodran Rikard Ljarja. Amaneti i tij te varroset ne Shkoder
Aktori prej 3 muajsh vuante nga një sëmundje e rëndë dhe nuk dilte nga shtëpia prej kohësh. Ai ishte bashkëshorti i aktores po të njohur shqiptare Marjeta Ljarja. Rikard Ljarja është është një aktor i teatrit dhe kinemasë shqiptare. Në vitin 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “Aleksandër Moisiu”, Tiranë. Për tetë vite, pas diplomimit, punoi aktor i teatrit në Teatrin “Migjeni” në Shkodër. Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga kinostudiot. Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në televizionin publik shqiptar. Që prej vitit 1973 ka qenë protagonistë në shumë filma kinematografik, si “Fletë të bardha”, “Pesha e kohës” përkrah Kadri Roshit”, por edhe ka qenë regjisor si në filmi “Skëterr 43”, “Në pyjet me borë ka jetë”, e gjithashtu i madh ka qenë kontributi i tij edhe si skenarist edhe njeri i penës, ku gjatë viteve të fundit ka botuar disa libra. Ljarja gjithashtu ka qenë skenarist për filmat e njohur shqiptarë “Pesha e kohës” dhe “Kur hapen dyert e jetës”.
Varrimi do te behet ne Shkoder sipas amanetit te aktorit, ne nje ceremoni te ngushte, ka njoftuar familja Ljarja.
—————————–


Leave a Reply