Aktori i njohur Bruno Shllaku është shtruar këtë të shtunë me urgjencë në spital. Burime për mediat thanë se aktori i mirënjohur ndodhet i shtruar në reanimacion në QSUT.
Bruno Shllaku numëron me dhjetëra role në kinematografinë shqiptare si edhe në skenën e Teatrit Kombëtar. Ndër rolet me të spikatura janë, në dramën “Gjaku i Arbërit” e Fadil Krajës me regji të Artistit të Popullit, Serafin Fanku, “Çështja e Blertës”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Hetimi” etj.
Të shumta janë dhe rolet që Bruno Shllaku ka interpretuar në kinematografi. Interpretimi i tij mjeshtëror në filmin “Busulla” me regji të Bujar Alimanit do të bëj që ky film të marrë shumë çmime në disa Festivale Ndërkombëtarë. Interpretimi i tij më i fundit do të jetë në rolin e Rrokut në filmin “Gjallë” në vitin 2009.
gazetamapo.al


Leave a Reply