Olsi Jazexhiu është analisti i çështjeve ndërkombëtare, prezent në shumë studio televizive, që do të përballet me një akuzë të fortë të Prokurorisë. Pas provave që u siguruan nga agjentët e antiterrorist, dosja me prova dhe fakte përfundoi në Prokurori, ku dhe nisën hetimet intensive.
Pasditen e kësaj të mërkure, është firmosur edhe një fletë thirrje për Jazexhiun, që e detyron të paraqitet në Prokurorinë e Tiranës ditën e premte në orën 11.00 për të dhënë shpjegimeve rreth publikeve të tij të pavërteta në rrjetin social facebook, shpesh duke e shoqëruar me edhe video.
Në një kohë kur bota ka shpallur pandeminë, nga e cila aktualisht numërohen 42 mijë e 344 viktima në botë, analisti Olsi Jazexhiu është shprehur publikisht se nuk beson te koronavirusi. Sipas tij, gjë që e ka shprehur edhe në facebook, kjo është thjesht shpikje dhe aspak virus.
Në postimet e tij në Facebook, Jazexhiu ka rrëzuar poshtë vërtetësinë e virusit, ndërkohë që nuk ka kursyer edhe komente ndaj masave shtrënguese të marra nga qeveria Rama. Mësohet se ditën e djeshme janë marrë nën hetim 10 qytetarë, për “deklarata të gabuara”, në mesin e tyre edhe Jazexhiu.
Burimi/gazeta-shqip.com/


Leave a Reply