Një histori prekëse është publikuar në profilin zyrtar të Elvis Naçit, ku bëhet thirrje për ndihmë për 18-vjeçarin Argjend, i cili po përballet me një sëmundje të rëndë të zemrës.
Sipas postimit, i riu ndodhet prej kohësh në spital dhe ka nevojë për një ndërhyrje të specializuar jashtë Shqipërisë. Familja e tij nuk ka mundësi ekonomike për të përballuar kostot e trajtimit.
Në rrëfimin e publikuar, Argjendi tregon se ka nisur të punojë që në moshën 14-vjeçare për të ndihmuar familjen e tij, ndërsa sot shpresa e tij më e madhe është të ketë mundësinë të jetojë.
“Përnatë, para se të fle gjumë, i lutem Zotit të jetoj edhe një ditë”, shprehet ai mes të tjerash, duke shtuar se ëndrra e tij është t’i shohë prindërit të qetë dhe një ditë të jetë ai që do t’i mbështesë.
Përmes postimit, Elvis Naçi u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen për ta ndihmuar 18-vjeçarin, duke kontribuar për mbulimin e shpenzimeve të trajtimit. Për këtë qëllim janë publikuar edhe të dhënat e fondacionit dhe linku i fushatës së donacioneve në GoFundMe.
Postimi ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë kanë shprehur mbështetjen dhe solidaritetin e tyre për Argjendin.
Burimi/Facebook/Revista Ora


Leave a Reply