Me anë të kësaj përshëndetjeje, dëshirojme t’ju urojme nga zemra “Gëzuar e 12 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës”!
17 shkurti 2008 do të mbetet një ditë e shënuar në historinë kombëtare të shqiptarëve, që mbylli kapitullin e hidhur të genocidit më të egër dhe politikës së spastrimit etnik të ushtruar prej një shekulli mbi një pjesë të rëndësishme të trungut të kombit tonë që nga Serbia e Karagjeorgjeviçit e deri në fundshekullin e kaluar të Serbisë së xhelatit Milosheviç.
17 shkurti 2008 do të mbetet një ditë e shënuar edhe për historinë e rajonit, i cili pas njëqind vjetësh është një hapësirë më e paqtë, më e sigurtë dhe më demokratike, sepse më në fund me pavarësimin e Kosovës i është dhënë një zgjidhje çështjes shqiptare në Ballkan.
E sot Kosova vjen ne 12 – vjetorin e saj me forte se kurre . E njohur nga shume e shume vende te botes. Ajo shume shpejt do behet pjesemarrse e te gjitha institucionet nderkombetare me te drejta te plota te pjesemarrjes.
Shqiptaret e Kosoves do te udhetojne te lire dhe pa viza. Ai gjak i derdhur nga djemte me te mire te atij populli nuk shkoi dem por kaliti dhe e beri me te forte shtetin me te ri ne bote. Ndaj sot jetojne te lire dhe gezojne Pavarsine e tyre.
12 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, qytetarët e saj kudo ku ndodhen kanë rastin të përkujtojnë e përshëndesin vendet mike e aleate që nuk toleruan nëpërkëmbjen flagrante të të drejtave të njeriut dhe ndërhynë për të mbështetur luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe sakrificat e popullit kosovar për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë një prej padrejtësive më të mëdha historike në rajonin tonë.
Me kete rast Kryesia e shoqates “Alba – Dansk” u dergon urimet me te sinqerta krereve me te larte te shtetit´te Kosoves dhe te gjitha institucioneve te saj legjitime. Po ashtu edhe mbare popullit te Kosoves,familjes se Komandantit Adem Jashari,te familjeve te deshmorve te atdheut.
Urime dhe gezuar Pavarsine Kosove
Kryesia e Shoqates “Alba – Dansk”


Leave a Reply