Teksa ka përshëndetur marrëveshjen për rinisjen e fluturimeve, kryeministri Rama ka ironizuar edhe kryeministrin në ikje të Kosovës, Ramush Haradinajn, të cilin e ka paditur për shpifje.
“E përshëndes me kënaqësi marrëveshjen e sotme për fluturimet Prishtinë-Beograd, që siç tha Sekretari i NATO-s, është një hap i rëndësishëm për qarkullimin më të lehtë të njerëzve e mallrave në Ballkanin Perëndimor. Ka ende shumë hapa për të bërë me vizion e kurajo në atë rrugë!
Shumë mirë bëri edhe Ramushi që e përshëndeti këtë hap Paqja është tejet e vështirë, por në asnjë rast ajo nuk fitohet me mjetet e luftës dhe popullariteti i përkohshëm, që sjellin nganjëherë ato mjete, nuk i sjell asnjë hajër popullit e vendit”, shkruan Rama.
Burimi/pamfleti.net/


Leave a Reply