Politika shqiptare është në ditë të reja përsa i përket dinamikës së marrëdhënieve mes mashozrancës dhe opozitës jashtëparlamentare. Pas shumë muasj, palët u ulën në tryezë me pretejstin e hartimit të Reformës Zgjedhore.
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zbuloi se dakordësia për miratimin me konsensus të reformës zgjedhore, si një nga kushtet e Bundestagut për integrimin e Shipërisë në BE, është bërë shumë më herët. Ajo tha se ishte vendosur që zgjedhorja të miratohej në Kuvend në dhjetor, në seancën e fundit të sesionit të kaluar parlamentar, por për shkak të tërmetit diçka e tillë nuk ndodhi.
“Mos harroni që Rama mjafton të shtyjë dhe të fitojë sekonda: Shpalli gjendjen e emergjencës deri në mars. Reforma zgjedhore duhej të ishte miratuar në dhjetor, sepse kështu ishte dakordësimi edhe me SHBA, edhe me BE, por duke shpallur gjendjen e emergjencës parlamenti nuk mund të miratojë kode zgjedhore, ky ka qenë justifikimi nga ta. Ne si opozitë mbarojë të gjitha detyrimet tona, sepse deri tani ky njeri mbante peng vendin me justifikimet që opozita nuk bëhet pjesë”, tha Kryemadhi.
Kryetarja e LSI upërpoqe të mbronte vendimin e opozitës për tu ulur në tryezë dhe për të hedhur poshtë zërat për një marrëveshje të fshehtë me Ramën.
“Nuk mund të them që pati ndërmjetësim ndërkombëtar. Por dy ambasadat më të angazhuara, është ambasadori anglez, jo vetëm në këtë proces por edhe në të tjera, për të çuar drejt zgjidhjes. Ai ka krijuar infrastrukturën e takimit, por edhe pjesëtarë të tjerë të bashkimit evropian. Rëndësia është se kjo nuk është marrëveshje, por dakordësim për të vendosur rregullat e lojës, që do të përleshemi në fushën e betejës, që janë zgjedhjet që do të jenë së shpejti. Por ka pasur presion edhe nga BE dhe SHBA”, vijoi Kryemadhi.
Burimi /pamfleti.net/


Leave a Reply