Këtë verë aktori kurorëzoi dashurinë e tij me bukuroshen Ira.
TIRANË- Gaz Paja është një ndër aktorët më të njohur të humorit dhe një personazh shumë i dashur për publikun, aktorin e kemi njohur përmes “Portokallisë”. Këtë verë kurorëzoi dashurinë e tij me bukuroshen Ira. Por nuk vonoi shumë dhe fëmija i parë erdhi në jetë, ata u bënë prindër për herë të parë, Ira solli në jetë një djalë të cilin e pagëzuan me emrin Dard.
Dardi ka festuar Krishtlindjen e parë, e në këtë ditë të veçantë ka marrë një dhuratë shumë të bukur. Këtë e ka zbuluar vete Ira me anë të një postimi në Instagram, ku shihen një palë këpucë të personalizuara, me emrin e vogëlushit Dard Paja dhe inicialet e emrit të tij ndodhen dhe në pemën e stolisur aq bukur.

M.P/Dosja.al


Leave a Reply