Cilat janë rreziqet kardiovaskulare të lidhura me konsumimin e alkoolit? Konsumimi i alkoolit në sasi të madhe mund të risë nivelin e disa yndyrnave në gjak (trigliceride). Gjithashtu, mund të shkaktoje hipertension, atak kardiak si dhe te rrisë sasinë e kalorive të marra. (Konsumimi i shume kalorive mund të shkaktoje obezitet dhe përbën një rrezik të madhe në zhvillimin e diabetit.) Konsumimi me teprice i alkoolit dhe dehja e shkaktuar nga pijet alkoolike mund të shkaktoje hemorragji cerebrale. Të tjera problem serioze që mund të lidhen me konsumimin e alkoolit janë sindroma e alkoolit tek fetusi, kardiomiopatia, aritmia kardiake dhe vdekja kardiake e papritur.
Pyetje që kërkojnë përgjigje!
Vera e kuqe dhe sëmundjet e zemrës?
A ka anë pozitive, konsumimi i verës dhe pijeve të tjera alkoolike?
Alkooli dhe shtatzënia?
Alkooli dhe aspirina?
Unë konsumoj alkool çdo ditë. A është kjo e dëmshme për shëndetin tim?
Kam dëgjuar se konsumimi i një gote verë në ditë bën mirë për zëmrën. A vlen kjo nëse ke diabet? A lidhen anët pozitive të konsumimit të alkoolit vetëm me verën, apo edhe me pije të tjera alkoolike? A ndikon negativisht alkooli në nivelin e glukozës?
Gjatë dekadave të fundit, studimet e publikuara në gazeta shkencore kanë dëshmuar se si konsumimi i alkoolit mund të jetë tregues i uljes se nivelit të vdekshmërisë nga sëmundjet e zëmrës në disa popullsi. Disa shkencëtarë sugjerojnë se meritë e kësaj mund të jetë konsumimi i verës, sidomos asaj të kuqe. Disa të tjerë janë duke studiuar anët e mundshme pozitive të disa përbërësve të verës se kuqe si flavonoidet dhe antioksidantë të tjerë, në uljen e rrezikut nga sëmundjet e zëmrës. Disa nga këta përbërës mund të gjenden edhe në ushqime të tjera si rrushi apo lëngu i rrushit të kuq. Në një pjesë të mirë të këtyre studimeve zënë më shumë vend elementët e jetës së përditshme se sa alkooli. Faktorë të tillë mundë të jenë aktiviteti i larte fizik, si dhe një dietë e pasur me fruta dhe perime dhe e varfër në yndyra. Nuk është kryer asnjë krahasim i drejtpërdrejtë, për të përcaktuar efektin e verës apo pijeve të tjera alkoolike në zhvillimin e sëmundjeve të zëmrës apo hemorragjisë cerebrale.
Të tilla kërkime po zhvillohen për të kuptuar se cilët janë ato elementë që dëshmojnë se konsumimi i alkoolit dhe pijeve të tjera alkoolike ka edhe elementë pozitivë, përfshirë këtu rolin e antioksidantëve, rritjen e “kolesterolit të mirë” HDL ose elementëve anti koagulantë. Eksperimentet e zhvilluara me antioksidantë të tjerë si vitamina E, nuk kanë dëshmuar asnjë efekt mbrojtës për sëmundjet kardiovaskulare. Megjithatë, edhe nëse do të kishin efekt mbrojtës, antioksidantët mund të përftohen edhe nga konsumimi i frutave dhe perimeve duke përfshirë lëngun e rrushit të kuq.
Efekti më i mirë i alkoolit është një rritje e ndjeshme në kolesterolin HDL. Megjithatë, aktiviteti i rregullt fizik është një tjetër mënyrë e mirë për të rritur kolesterolin HDL gjithashtu edhe niacina mund të rekomandohet për rritjen e tij edhe më shumë. Alkooli apo substanca të tilla si resveratroli i gjetur në pije alkoolike mund të parandalojë grumbullimin e trombocideve. Kjo mund të ulë riskun e mpiksjes së gjakut si dhe të atakut kardiak apo hemorragjisë cerebrale. (Aspirina ndihmon në uljen e rrezikut për mpiksje gjaku në të njëjtën mënyrë.) Mënyrën se si alkooli apo vera ndikon në rreziqet kardiovaskulare duhet studiuar edhe më tej por në këto momente Organizata Amerikane e Zemrës nuk rekomandon konsumimin e verës apo formave të tjera të alkoolit për të përftuar këto të mira të mundshme. Kjo organizatë rekomandon këshillimin me mjekun tuaj për uljen e nivelit të kolesterolit dhe uljen e tensionit të lartë, kontrollimin e peshës suaj, zhvillimin e aktivitetit fizik të nevojshëm dhe ndjekjen e një diete të shëndetshme. Nuk ka asnjë provë shkencore që dëshmon se pirja e verës apo pijeve të tjera alkoolike mund të zëvendësojë këto masa konkrete.
Ekziston një rrezik për të pasur problem me stomakun përfshirë këtu edhe hemorragji të stomakut, për ata persona që konsumojnë aspirinë rregullisht. Konsumimi i alkoolit mund të rrisë këto rreziqe të lidhura me stomakun, prandaj këshillohuni me doktorin tuaj nëse do të ishte e këshillueshme për ju të konsumoni alkool në sasi të moderuar.
Nëse konsumoni alkool, bëjeni në mënyrë të moderuar. Indikatorët e sëmundjeve të zëmrës tek ata që konsumojnë alkool në mënyrë të moderuar (jo më shumë se dy pije në ditë për meshkujt dhe jo më shumë se një pije në ditë për femrat) është më i ulet se sa tek ata që nuk konsumojnë alkool. Megjithatë, rritja e sasisë se konsumuar së alkoolit, rrit edhe rrezikun e sëmundjeve të tilla si: tension i lartë, obezitet, apo hemorragji cerebrale. Statistikat tregojnë se lënia e alkoolit në rast se jeni një konsumues i rregullt dhe në sasi të madhe ul rrezikun e hemorragjisë cerebrale. Informohu për rreziqet që vijnë si rrjedhojë e konsumimit të një pije alkoolike dhe merr masat e duhura për të parandaluar hemorragjinë cerebrale tek vetja edhe tek të afërmit tuaj.
Prakash Deedëania, drejtor i departamentit të kardiologjisë dhe profesor i mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë, San Francisko Fakulteti i Mjekësisë shpjegon: Konsumimi i një gote verë është i shëndetshëm për zemrën, duke marrë parasysh se mënyra me anë të së cilës alkooli mbron zemrën është duke rritur kolesterolin e mirë. Lëkura e rrushit përmban flavonoide dhe substanca të tjera antioksidues, të cilat mbrojnë zemrën dhe enët e gjakut nga efektet shkatërruese të radikaleve të çliruara nga oksigjeni i lirë i prodhuar nga trupi ynë. Megjithatë, ende nuk ka prova të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë me pacientët diabetikë.
Një gotë verë mund të ndihmojë njerëzit të shplodhen. Provat më konkrete favorizojnë verën por disa prova të zbuluara se fundmi dëshmojnë se birra dhe pije të tjera alkoolike mund të përftojnë të njëjtat cilësi përsa i përket rritjes së kolesterolit të mirë e (HDL).
Në përgjithësi, alkooli nuk shihet të ketë një efekt kontradiktor, gjithmonë nëse nuk konsumohet në një sasi të madhe. Për shembull, konsumimi i sasive të mëdha të alkoolit mund të jetë i dëmshëm duke rritur kështu presionin e gjakut gjë e cila për diabetikët është edhe më e rrezikshme.
Alkooli ul nivelin e sheqerit në gjak. Prandaj për ata persona që vuajnë nga diabeti, konsumimi i alkoolit këshillohet të bëhet gjatë një vakti. Sidoqoftë, alkooli përmban kalori, prandaj mos harroni ta përfshini edhe atë në planin tuaj të të ushqyerit. Nëse do të keni nevojë për ndihmë kërkoni ndihmën e një dietologu.
Pije të ndryshme përmbajnë sasi të ndryshme alkooli etilik. Si rrjedhojë është vendosur një standard në përdorimin e alkoolit etilik në pije të ndryshme. Në përgjithësi, një shishe birre prej 330 ml përmban 4% alkool (birrat e prodhuara në mënyrë artizanale mund të arrijnë edhe 9% alkool).
Ndërlidhja e alkoolit me sëmundjet kardiovaskulare është tepër komplekse madje ka një lidhje të mirënjohur midis pirjes së alkoolit në sasi të mëdha dhe një numri të madh rreziqesh shëndetësore. Çdo këshillë e dhënë në lidhje me konsumimin e alkoolit duhet të jetë një balancë midis këtyre dy qasjeve. Një prej tyre është të rekomandohet mos pirja e alkoolit. Megjithatë, një numër i madh studimesh kane dëshmuar shpesh një ulje të ndjeshme në sëmundjen koronare të zëmrës nëse alkooli do të konsumohet në sasi të kontrolluar. Ndalimi i konsumimit të alkoolit tek ata njerëz që megjithatë zgjedhin të konsumojnë alkool, do të ndikonte për keq në shëndetin e tyre.
Nëse konsumoni alkool bëjeni në mënyrë të moderuar. Konsumimi i alkoolit në sasi të mëdha rrit rreziqe të tilla si alkoolizmi, presioni i lartë i gjakut, obeziteti, hemorragjia cerebrale, kanceri i gjirit, vetëvrasje dhe aksidente. Gjithashtu është e pamundur të identifikosh ata njerëz që shfaqin probleme me alkoolizmin. Konsumimi i alkoolit mund të ketë efekte pozitive ose të dëmshme, në varësi të sasisë se konsumuar si edhe të moshës dhe karakteristikave të tjera të personit që konsumon alkool.
Megjithatë këto udhëzime mund të jenë të vlefshme për ata pacientë të cilët po mendojnë të fillojnë apo të vazhdojnë me konsumimin e alkoolit:
Këshillohuni me një mjek për të njohur anët pozitive dhe anët negative. Ata që nuk duhet të konsumojnë alkool janë: Ata të cilët në historikun e tyre familjare kanë alkoolizëm, hipertrigliceridemia, pankreatit, sëmundje të mëlçisë, disa çrregullime të gjakut, atak kardiak dhe hipertension të pakontrolluar, gjithashtu edhe gratë shtatzëna dhe njerëz të cilët marrin medikamente të caktuara të cilat bashkëveprojnë me alkoolin. Çdo rekomandim duhet përshtatur me pacientin duke marrë parasysh anët pozitive dhe rreziqet që i kanosen atij.
Për ata të cilët nuk përfshihen në grupin e sipërpërmendur, konsumimi i alkoolit në mënyrë të moderuar (një ose dy pije në dite) mund të jetë i sigurtë.
Alkooli nuk duhet konsumuar nga ata të cilët kanë në plan ti japin makinës, apo cilitdo mjet tjetër, përfshirë edhe motorët.
Anët pozitive dhe ato negative të lidhura me konsumimin e alkoolit duhen rishikuar herë pas here si pjesë e kujdesit të zakonshëm mjekësor. Rekomandimet duhen rishikuar në rast se rritet sasia e konsumuar e alkoolit apo kur shfaqen probleme të lidhura me alkoolin si varësia.
Adoleshentët dhe të rinjtë duhen këshilluar dhe ndjekur më nga afër përpara se të shndërrojnë në ves konsumin e alkoolit.
Rreziqet kardiovaskulare të lidhura me konsumimin e alkoolit.
Konsumimi në sasi të madhe i alkoolit mund të risë nivelin e disa yndyrnave në gjak (trigliceride). Mundet gjithashtu të shkaktojë hipertension, atak kardiak dhe rritje në sasinë e marrë të kalorive. (Kaloritë e shumta mund të shkaktojnë obezitet ose një rrezik të madh për të pasur diabet). Konsumimi i alkoolit në sasi të mëdha dhe në mënyrë të shpeshtë mund të shkaktojë hemorragji cerebrale. Të tjera probleme të rënda janë sindroma e alkoolit tek fetusi, kardiomiopatia, aritmi kardiake dhe vdekje e papritur kardiake.
Anët pozitive të konsumimit të verës apo pijeve të tjera alkoolike.
Po zhvillohen studime të shumta për të kuptuar se si është e mundur që një grup njerëzish duket se përfitojnë të mira nga konsumimi i verës ose pijeve të tjera alkoolike. Faktorët që po studiohen përfshijnë rolin e antioksidantëve, rritja e kolesterolit të mirë HDL ose anti koagulantëve.
Eksperimente e kryera me antioksidantë të tjerë si vitamina E nuk kanë shfaqur asnjë efekt kardio mbrojtës. Gjithashtu edhe nëse janë mbrojtës, antioksidantët mund të merren dhe nga shumë fruta dhe perime të tjera, përfshirë këtu lëngun e rrushit të kuq.
Sipas Raportit Këshillues Shkencor Amerikani të vitit 2010, udhëzues dietash, konsumimi i përafërsisht një ose dy pijeve alkoolike në ditë ulë rrezikun e sëmundjeve koronare të zëmrës tek personat e rritur dhe të moshës se mesme. Konsumimi i alkoolit në sasi të madhe dhe në mënyrë të çrregullt duhet shmangur.
Vera e kuqe dhe sëmundjet e zemrës.
Gjatë dekadave të fundit, shumë studime shkencore kanë hedhur dritë mbi idenë se konsumimi i alkoolit në mënyrë të kontrolluar ndikon në uljen e numrit të vdekjeve të shkaktuara nga sëmundjet e zëmrës në disa popullsi të caktuara. Disa shkencëtarë kanë pranuar se ky efekt pozitiv vjen si rrjedhojë e konsumimit të verës, sidomos asaj të kuqe. Shkencëtarë të tjerë po studiojnë rolin e përbërësve të verës dhe pijeve të tjera alkoolike si flavonoidet dhe antioksidantet, në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zëmrës. Disa nga këta përbërës mund të gjenden edhe në ushqime të tjera si rrushi apo lëngu i kuq i rrushit. Lidhja e raportuar në pjesën më të madhe të këtyre studimeve ka të bëjë më shumë me mënyrën e jetesës se sa me alkoolin dhe mënyrën e konsumimit. Këta faktorë përfshijnë shumë aktivitet fizik dhe një dietë të pasur me fruta dhe perime dhe varfër në yndyrna të saturuara. Nuk është kryer asnjë eksperiment konkret që dëshmon efektin e vërtetë të verës apo pijeve të tjera alkoolike në zhvillimin e sëmundjeve të tilla si ataku kardiak apo hemorragjia cerebrale.
Alkooli dhe aspirina
Ata të cilët konsumojnë aspirinë në mënyrë të rregullt mund të vuajnë nga probleme me stomakun përfshirë hemorragjinë e stomakut. Alkooli mund të rrisë këto rreziqe prandaj këshillohuni me mjekun tuaj nëse është e këshillueshme të konsumoni alkool në mënyrë të moderuar./ Nga Roland SHUPERKA
/Agjensia e Lajmeve Sot News/


Leave a Reply