Është cilësuar si një moment shokues, shfaqja e një vajze vetëm 4-vjeçare me cigare në skenë.Ajo performon për spektaklin televiziv “Toddlers & Tiaras”, duke u përpjekur të interpretojë rolin e një aktoreje, të cilën e imiton jo vetëm në veshje dhe qëndrim, por edhe në çdo lëvizje të saj, madje edhe në pirjen e cigares, raporton noa.al.
E veshur me xhaketë të zezë lëkurë dhe pantallona të ngushta, vogëlushja ngjitet në skenë duke pirë cigare, por që në fakt përpiqet të interpretojë rolin e aktores së filmit pasi dhe modeli i flokëve dhe grimi i fytyrës ishte i njëjtë me të.
Vajza 4-vjeçare performon në skenë me cigaren e ndezur dhe gjithashtu vallëzon, ndërsa më pas e hedh cigaren në dysheme dhe vijon të kërcejë.
Përpara se vogëlushja të ngjitej në skenë nëna e saj Lisa e ka porositur: “Mos harro të pish cigare”.
Më pas nëna e saj ka theksuar: “Sandy është vajzë e mirë, dhe e gjitha kjo ishte vetëm një interpretim”.
b.gj/noa.al
Per”Alba – Dansk” Luigj Shkodrani


Leave a Reply