Preshevë, 28 gusht 2012, NOA – Mbrëmë në moshën 62 vjeçare, ka ndërruar jetë papritmas nga një sulm në zemër poetja dhe profesorja nga Presheva, Sadete Presheva. Sadete Presheva ndodhej në Durrës me pushime kur ndërroi jetë.Ajo u dërgua në spitalin e Durrësit, për t’ju ofruar ndihma e parë, por nuk arriti t’ja dalë. Trupi i saj është dërguar në nga Shqipëria në Kosovë dhe tashmë gjendet në Preshevë e shoqëruar nga familjarë dhe kolegë.
E lindur në Rahovicë të Preshevës më 1950, ku edhe nisi hapat e parë të arsimimit, për të arritur në gradat më të larta shkencore dhe për të qenë pishtare e edukimit dhe arsimimit të shumë brezave të rinj. Sadate Presheva ishte autore e mëse dhjetë veprave letrare, kryesisht poezi dhe tregime për fëmijë. Ishte kryetare e Klubit letrar “Migjeni”. Se fundi ishte profesoreshë në QA “Skënderbeu” në Preshevë e cila për vite të tëra i kontribuoi edukimit edukimit të brezave të rinj në Luginën e Preshevës.
Libri i fundit i Sadete Presheva ishte “Kërkoj kohë të qetë” botuar nga “Vatra”- Prishtinë. Poezitë e vëllimit në fjalë paraqesin gjithë atë vrull të ndodhive të cilat koha i ka kaluar, e poetja i ka vargëzuar me një gjuhë të pastër poetike, gjithnjë duke sprovuar individualitetin e saj krijues, gjë që dëshmohet në lexim të poezive të saja.
noa.al/presheva jonë


Leave a Reply