Paulin Z. Zefi
Projekti i plotë i restaurimit, rivlerësimit dhe rivitalizimit të Shtëpisë Monument Kulture ku ka jetuar At Gjergj Fishta dhe i të gjithë hapësirës muzeale pranë këtij objekti shumë të rëndësishëm të Trashëgimisë tonë Kulturore Kombëtare. Ky projekt i shumëpritur, i cili shpresoj të materializohet së shpejti si pjesë e Projektit të Qeverisë “100 fshatrat”(përndryshe me donatorët që i kemi të gatshëm për financim), është përgatitur me shumë përkushtim nga stafi i Bashkisë Lezhë: punuar nga arkitekti projektues Z.Dodë Zhuba, konceptuar nga Z.Paulin Zefi, preventivuar nga drejtori i Drejtorisë së Planifikimit Urban, inxhenieri Z.Sokol Toma, dhe nën përkujdesjen e veçantë të Kryetarit të Bashkisë Lezhë Z.Fran Frrokaj.
*Kushdo që nderon At Gjergj Fishtën, nderon veten e tij, sepse merr pjesë në lavdinë e tij të përjetshme. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për të madhin FISHTA, dhe tani më mbetet veç të them “Na shkoftë mbarë e mirë”.💕


Burimi – Facebook


Leave a Reply