Një nene është një hero, një shok, një mik i besuar, një shpatull për të qare dhe dikush qe gjithmonë është aty dhe mund të llogarisim në te. Kur behet nënë është një person që do të jetë atje për fëmijët e saj, në mëngjes, në mesditë dhe edhe natën vone. Ajo mbron fëmijët e saj si një luan qe mbron këlyshët e saj me çdo kusht. Ajo mbron, fal, dashuron pa kushte, nuk gjykon, inkurajon, dhe merr mbi vete edhe dhembjen tonë, zemra e saj nuk ndalon se dashuri madje edhe kur ajo zemërohet me ne, kjo është e gjitha nga dashuria e pastër! Nga momenti që fëmija i saj është i lindur, ajo behet një fener qe shkëlqen dritë mbi zemrën e tij si asnjë dritë tjetër dhe pavarësisht se çfarë ndodh në vitet e mëvonshme ajo drite për fëmijët e saj kurrë nuk i fiket.
Për të gjitha nenat atje, FALEMINDERIT … Faleminderit për të gjithë ate qe keni bërë dhe vazhdoni të bëni për familjen dhe fëmijët tuaj. Marrëdhënia juaj me fëmijët tuaj është e papërlyer dhe kurrë nuk mund të jetë e shkelur nga dikush apo diçka …
Gëzojni ditën tuaj me te gjitha te mirat e saj sepse ju vërtet e meritoni…Per te gjitha gratë atje Urime Festa e 8 Marsit, nena, gra, vajza dhe kujtoni vetes ne çdo moment se ju keni lindur PËRENDESHA!!!!.
Për te gjithë respektin dhe dashurinë qe keni ndaj tyre tregojuni sot falënderimin tuaj.
—Teuta Hasangjekaj.


Leave a Reply