Shënimin e Demostratave të 68-së u janë përkujtuar shiquesëve në një program të veçantë RTK- së.
Në emision folën shumë organizatorë dhe pjesëmarrës të demonstratave në disa komuna të Kosovës! Fort mirë!
Po ajo që më nxiti të shkruaj këtë artikull është fakti, se si është e mundur, që të shënohet përvjetori i demonstratave për komunën e Mitrovicës të ngritet Pllakë Përkujtimore të organizohet tubim dhe të ndahen Mirënjohëje. Pasi paraqitja publike (demonstrimi) nuk ka mundur të realizohet (arsyet dihën).
Manifestim të damonstratave në Mitrovicë me 1968 në formë publike nuk ka pasë por pjesëmarrja jonë është manifestuar duke shkuar në Prishtinë për t’ju bashkangjitur demonstratave qëndrore.
Dëshmitarët e shumtë mund të dëshmojnë se në Kosovë demonstratat e inicuara nga grupimet e organizuara studentore, shpërthyen në tetor, vazhduan në nëntor dhe përfunduan në dhjetor 1968.
Demonstrata e parë,u organizua më 6 tetor 1968, në qytetin e Prizrenit.
Në Komunën e Mitrovicës edhe përkundër përpjekjeve të rinisë Mitrovicase nuk ishte ariturë të demonstrohet me 1968.
Për të nxjerrë në pah të vërtetën, burim i parë është arkivi i cili përbën faktologjinë. Pa këtë institucion nuk mund shkruhet as të thuash të vërtetën, nuk mund të thuash asgjë.
Nëse i referohemi arkivit të Mitrovicës në të cilin gjindet një dokumentacion mjaft i pasur për Shkollën Normale i hulumtuar nga publicisti Mitrovicas Prof. Fazli Hajrizi i cili shkroi Monografin e Normalësë së Mitrovicës.
Ai shkruan në këtë monografi se: “ në dokumentacionin orgjinal i përbër nga 27 libra amë,13 Fletore të Procesverbaleve të Këshillit të Arsimtarëve, të Pleqësisë së Shkollës, të qindra vendimeve, raporteve, informacioneve, korrespodencave të cilat janë të sistemuara dhe të ruajtura mirë.Të gjtha këto dokumente dëshmojnë se nuk ka asnjë shënim që thekson se janë organizuar demonstrata me 1968 nga nxënësit e Shkollës Normale, në shkollë apo në qytetin e Mitrovicës”, këto fakte komfirmojnë dëshmin tonë dhe e bëjn më bindëse ate që unë do të inormojë në vijim e jo ashtu sikur prezanton pretenduesi në emisionin e RTKsë, se kinse paska qenë organizator i Demonstratave të 1968 në Mitrovicë.
Dëshmitarët e shumtë të asaj kohe të cilët janë gjallë, mund të dëshmojnë se manifestim të demonstratave në Mitrovicë me 1968 nuk ka pasë.
Ky shkrim vjenë si shprehje e paraqitjes jo korrekte të atyre përsonave që për një ngritje personale janë të gatshëm të shkatrojnë një histori të tërë.
Nuk po pretendojë asgjë më shumë, vetëm që të realitetin për atë kohë.
Evërteta e asaj ngjarje historike të cilën do të paraqesë në vazhdim të këti shkrimi është: veprimtaria e grupit të Rinisë Mitrovicase , e cila bëri aktivitete dhe përpjekje për të organizuar demonstrata në Mitrovicë në 1968, por pa sukses.
Në pamundësi të realizimit të atij projektit madhor patriotik në Mitrovicë, grupi i Rinisë Mitrovicase kanë dhënë kontributin e tyre në Demonstratën e rinisë studentore në Prishtinë. Aktivitet i cili është anashkaluar dhe nuk është përmendurë fare në këtë paraqitje të RTK-së.
Aktivieti për të organizuar Demonstrata në Mitrovicë 1968
Dëshmi dhe fakte:
Historia e së vërtetës për aktivitetin dhe përpjekjet për organizimin e demonstratës të 1968 –së është e lidhur me Grupin Ilegal të Rinisë Mitrovicase të vitit 1968.
Kush ishin anëtarët e Grupit Ilegal të Rinisë Mitrovicase dhe kur u organizua Ai ?!
Në maj të vitit 1968 , Sabit Syla nga fshati Obrançë komuna e Podujevës, student i elektroteknikës në Prishtinë,vuri kontakt me rininë Mitrovicase
përmes Behxhet Malokut nga Bradashi i Podujevës (nip i Shaban dhe Hasan Shalës) Behxhet Maloku ishte një maturant në gjimnazin e Mitrovicës i cili kishte ardhur nga Podujeva për të krye Gjimnazin e Mitrovicës pasi ishte përjashtuar nga Gjimnazi i Podujevës së bashku me Avdush Hasanin aktorin e njohur Kosovar.
Sabi Syla( organizator i Demonstratave të 68-së) bëri kontaktet e para me rininë e Mitrovicës në krijimin e lidhjeve për organizimin e veprimtarisë me karakter kombëtar.
Sabiti erdhi në Mitrovicë në maj të 1968-së i shoqëruar me Bexhet Malokun dhe na takojë ne , një grup të rinjësh në sallën e rinisë së qytetit, ku bënim provat për përgatitjën e dramës “Halili dhe Hajrija”. Pasi kryem provat vazhduan bisedat, ku temat ishin të ndryshme, por e veçanta ishte tema për Shaban Shalën (dajën e Behxhet Malokut), për të cilin kisha njohuri të shumta si veprimtar i çështjës kombëtare. Këto informata i kisha nga një lidhje e mëhershme prej vllaut të një pjestari të NDSH-së Zeqir Rashicës.
Zeqir Rashica ka qenë i arestuar së bashku me Shaban Shalën me 1962 me akuzë se ka qenë sekretar në grupin e Shaban Shalës. Angazhimi im në këto biseda e nxiti Sabit Sylën që ai t’i propozojë Behxhet Malokut që të organizohemi për një aktivitet ilegal kombëtar.
Behxhet Maloku pasë këtij takimi me Sabit Sylën dhe grupit të rinisë Mitrovicase kishte vazhduar bisedën me Hasan Shalën dajën e tij në Podujevë lidhur me propozimin e Sabit Sylës lidhur me organizimin dhe krijimit të një grupi ilegal në Mitrovicë. Aktivitetin e organizuar dhe provat e para ky grup do t’i fillojë me organizimin e Demonstratave në Mitrovicë.
Behxhetin e kisha shok klase dhe shumë kohë kalonim së bashku, duke shkëmby literaturë të ndaluar në ato vite, rast ky shumë i mirë për ta njohur njeri tjetrin.Me Behxhetin në atë kohë ne ushtronim edhe në gjuetje me armë dhe bënim shumë plane si mund të organizohemi në mënyrë më efikase që të aftësohemi për detyrat që do të kërkon programi i Grupit Ilegal.
Me ne ishte çdo ditë Murat Emini dhe në shumë raste edhe Mustafa Shyti, Selman Mustafa dhe Skender Shyti . Në odën e Shaqë Shytit, babait të Mustafë Shytit, në fshatin Ashlan shumë netë kemi kaluar me shokët e lartëpërmendur duke biseduar për ato veprime që kanë bërë e OZN-së dhe të UDB-së, hulumtimit të mundësive për mënyrat e organizimit dhe përhapjen e aktivitetit në përpjekjet për çlirimin tonë kombëtar.
Mustafa edhe pse ishte i ri në moshë për atë kohë ishte i dëshmuar për përcaktimin e tij kombëtar. Ai ishte njeri ndër anëtarët më aktivë të grupit ilegal. Ai luajti një rol shumë të madh në organizimin e disa akcioneve me karakter kombëtar.Shrytzoj rastin dhe do të përmendi disa nga ato akcione:
Për pikpamjet e tija atdhetare qysh si nxënës është burgosur dhe është maltretuar. Si nxënës në Normale të Mitrovicës u shoqërua me shumë të rinjë veprimtarë të çështjës kombëtare . Në gazetën “Rilindja” botoi artikullin “ Govori srpski”, në kohën kur ishte nxënës i vitit të dytë të Normales. Ky shkrim pati jehonë të madhe në atë kohë. Mustafa përmes atij shkrimi denonconte regjimin serb i cili i deskriminonte shqiptarët, duke ua mohuar të drejtën për të përdorur gjuhën shqipe. Si rezultat i atij shkrimi ai u burgos dhe u tortura, por Mustafa Shyti nuk u gjunjëzua. Përkundrazi, këto tortura sikur i dhanë më shumë forcë, e vetëdisuan edhe më tepër, e bindën se rruga deri te liria është e gjatë dhe e vështirë, por jo edhe e pa arritur.
Për torturat që ia kishte bërë në hetusi punëtori i sigurimit Aleksander Denoviqi, Mustafa do t’ i hakmirret, me përkrahjen e vëllëzërve dhe kusherinjve ai kishte kryer një aksion me shumë sukses, duke e rrahur Aleksandër Denoviqin pjesëtarin e UDB-së dhe vllaun e tij. Për këtë aksion ai ishte arestuar dhe denuar me burg por në asnjë rast nuk është ligshtuar dhe me stoicizëm i ka përballuar gjitha situatat.
Mustafa Shyti dhe Murat Emini dy shokë më aktiv të Grupit Ilegal që tani janë dëshmorë të lirisë, nuk ishin produkt i një spontaniteti, që vepron sipas ndjesisë së kundërshtimit të robërisë dhe të pushtuesit në përgjithësi. Jo, ata u ngritën dhe u brymosën me dituri, me ndjenja e përkushtim, me dashuri e respekt për atdheun, me gatishmërinë për të rënë në altarin e lirisë. Në saje këtyre përgatitjeve, ata më pastaj u organizuan dhe përhapen rrjetin e tyre organizativ në tërë Kosovën, duke e parapërgatitur terrenin për goditjen e madhe, e cila pashmangshëm pasoi më vonë dhe u kurorëzua me emrat e tyre të rinj. Dëshmorë të Kombit!
VĒLLĒZER IDEALI, PROFESIONI DHE LUFTE
Murat Emini dhe Mustafë Shyti
Ishin dy trima, dy vllëzer të idealit ,
dy mësuesë ,njeri poet e tjetëri piktor të cilët u vranë nga dora barbare e shkjaut , njeri në luftë në mbrotjen e fshatit ,
tjetri i masakruar në pragun e derës . Ata vepruan dhe qëndruanë për një qellim të lartë për Kosvenë e lirë dhe të pavarurë. Rranë për të mos vdekur kurrë.
Murat Emini me punën e tij la një gjurmë të pashlyeshme. Ishte i përpiktë dhe i kujdesshëm në punë, korrekt dhe i afërt, i sinqertë dhe i dashur për nxënësit dhe i respektuar nga shokët. Githmonë me një stoicizëm të pashembulltë u qëndroi konsekuent idealeve përparimtare njerëzore. Kudo që shkoi dhe veproi i dha krahë drejtësisë; Murati çdo fjalë dhe problem e peshonte mirë se me fjalën e tij bindëse, me zërin dhe qëndrimin e tij burrëror sigmatizoi çdo gjë të keqe, regresive duke luftuar gjithnjë për një botë të re, për një ardhmëri të lumtur.
Fill pas themelimit të LDK-së arsimtari Murat u kyq në këtë lëvizje të madhe gjithë popullore. Meqë ishte punëtor i madh, meqë ishte i dashur dhe i çmuar nga rrethi ku ishte rritur dhe punonte Murati u zgjodh anëtar në Kuvendin e parë të degës së LDK-së së Mitrovicës. Njëkohësisht ishte edhe anëtar i Kryesisë së nënedegës “2 Korriku” në lagjën e Bajrit.
Shumë aktivitete dhe rezultate të trevës së Bajrit lidhen me emrin e arsimtarit Murat Emini. Në kohën kur populli për herë të parë në historinë e tij shprehte vullnetin e vet për pavarësi përmes referendumit gjithëpopullor arsimtari Murat me ndërgjegje të lartë organizon dhe kryen këtë aksion të rëndësishëm për popullin tonë. Sukses i plotë i referendumit, shkathtësia e tij organizative që para syve të policisë shpërndante fletë-votimet pa i’u zënë asnjë fletë-votim këtij burri i dha fuqi dhe kurajo për jetë. Nuk u dorëzua trimi edhe atëherë kur UDB-ja e morri në bisedë informative dhe iu kërcënua që mos të organizon vazhdimin e punës në ndërtesën e shkollës të cilën e kishin uzurpuar drejtoria serbe. Ky si gjithë herë i vendosur në rrugën e tij shkoi në shkollë dhe aty prindërve dhe nxënësve që pritnin për të hyrë në shkollë ju mbajti një fjalë të rastit për rëndësinë e shkollës dhe për djersën që kishte derdhë populli shqiptar i kësaj treve për ndërtimin e saj ai i pari iu prinë kolegëve dhe së bashku me nxënës hynë në ndërtesën e shkollës.
Murati së bashku me shokët e idealit për lirinë e Kosovës, organizatorë të demostratave të vitit 1968 mbante dhe krynte detyra në ilegalitet që nga Mitrovica , Prishtina Podujeva dhe Gjilani . Në ate kohë me një optimizem fliste se Kosova do shlirohej dhe populli shqiptarë i Kosvës do të fitojë Lirinë. Në këte veprimtari krah të fortë kishte mësusin , poetin e anetemuar Mustafa Shytin me të cilin ishin në lidhje të veprimtaris politike ilegale që nga shkolla e mesme në Mitrovicë. Rënd e përjetoj humbjen e shokut Mustafa Shytit në shtatorin e vitit 1998 i i cili ra heroikisht me pushkë në dorë në mbrojtëjen e Kosovës , në mbrojtëjen e bashkfshatarëve, mirëpo ishte Krenar për flijimin heroik të Mustafa Shytit i cili duke luftuar si trimat e motit gjoksem gjoksë me barbarët shkije dhe duke e pagu vehten shumë fish duke vrarë parimilitarët serbe në betejën e madhe e njohurë si Epopeja e Ashlanit. Kjo rramje e shokut në luftë kundër Barbarve Serbë e çenlikosi edhe me shumë bindjen për të vazhduar qëndresën për të mbetur në Kosovë duke mbrojtur Pragun e derës. Murati thoshte “ Nëse dhe unë nuk do te perjetoj pranveren e madhe të Lirisë njashtu si Mustafa , jam i lumtur që lirinë do ta përjetojnë nxënësit tanë”.
Mustafë Shyti, anëtar i Grupit të Rinisë Mitrovicase edhe pse ishte i ri në moshë për atë kohë ishte dëshmuar për përcaktimin e tij kombëtar.
Për pikpamjet e tija atdhetare qysh si nxënës është burgosur dhe është maltretuar. Si nxënës i Normales së Mitrovicës u shoqërua me shumë të rinjë veprimtarë të çështjës kombëtare.
Rol të rëndësishëm në organizimin dhe orientimin politik të rinisë Mitrovicase e në veçanti të grupit në fjalë të viteve 1967 dhe 1968 në Mitrovicë kanë ndikuar patriotët e shquar: Isa Boletini, Azem Bejta, Hasan Prishtina dhe veprimtaët akitiv të asaj kohe atdhetarët e NDSH- së të Mitrovicës me rrethinë: Hajrullah Halili, Ymer Bala, Zeqir Rashica, Zejnullah Kelmendi, Zenel Mikushnica Saraçi si dhe anëtarët e Grupit të Adem Demaqit: Mustafë Venhari, Zeqir Gërvalla, Ismet Koshutova. Ata ishin frymzuesit dhe model të patriotëve shqiptar, për rininë Mitrovicase.
Grupi i nxënsve dhe studentëve të Mitrovicës pas një sërë takimesh dhe vlerësimeve merrë vendim që të organizon grupin ilegal në Mitrovicë.
Organizimin e grubit e bën Mustafa Shyti,Murat Emini dhe Talat Pllana.
Mustafë Shyti ky Normalist tani i dëshmuar, guximtar dhe trim në prani të Dalamon Mustafës student, Muhamet Sogojeva,gjimnazist, Murat Eminit student në shkollën e Lartë në Prishtinë dhe Talat Pllanës. Mustahë Shyti paraqet kërkesën për organizimin e demonstratave në Mitrovicë. Ai shpalosë emrat e grupit të cilët do bartin këte detyrë.Mustafa për seclin anëtar të propozuar e arsyeton propozimin duke i përshkruar biografit e tyre me pakë fjalë.
Mustafë Shyti përkujton bashkëveprimtarët e rastit se kushë janë ata shokë; prej çfarë familje rëjedhin me çfarë mirren etj. Ja p.sh. si u shprehë ai për njerin nga bashkëveprimtarët :
” Ky është fëmijë i nacionalistit të NDSH-së i kalitur dhe i brymosur me dije të vjelura nga literatura e ndaluar kombëtare, përcjellës aktiv i ngjarjeve të rëndësishme historike që janë duke u zhvilluar( në ato vite 1967-68 në Kosovë). Aktiviteti i tij në grupin letrar, dramatikë me rininë e shkollave të mesme në Mitrovicë,takimet me rininë e Prishtinës, Gjilanit dhe Prizrenit.Këto janë fakte dhe prova dhe mundësi më shumë për t’iu dhënë detyra kombëtare.
Mustafë Shyti të gjitha këto që po i përmend më japin të drejtën dhe besimin të kërkoj prej jush që të më mbështetni në këto propozime dhe së bashku të marrim përsipër këto detyra sa të rezikshme dhe të rënda po aq të ndershme, fisnike dhe krenare për Organizimin e demonstratës në Mitrovicë”.
Ai arrinë të bind shokët se këta persona janë shumë të sigurt dhe të përshtatshëm për organizimin e demonstratave.
Ecuria dhe përpjekjet për organizimin e Demonstratave në Mitrovicë !
Organizimin e demonstratave në komunën e Mitrovicës në vjeshtën e vitit 1968 në dy raste forcat e shërbimit sekret dhe policorë e kanë penguar.
Mbëledhja për organizimin e demonstratave në Mitrovicë është mbajtur në banesën e Behxhet Malokut në Mitrovicë ku ishin prezent: Talat Pllana maturant, Murat Emin student në shkollën e lartë në Prishtinë,Mustafa Shyti normalist në Mitrovicë, Muhamet Sogojeva gjimnazist dhe Dalamon Mustafa student në shkollën e lartë në Mitrovicë.
Pas kësaj mbëledhe, grupi i bëri të gjitha përgatitjet për organizimin e demonstratave në tetor dhe në gjysmën e parë të nëntorit 1968.
Përpjekëja e parë që të organizohen demostratatë në Mitrovicë është bërë në tetor të 1968-së para organizimit të Demonstratave studentore të nëntorit të 1968-së: në hapësirën, pasë shkollës teknike,para dispanzerit të fëmijëve dhe para konviktit të shkollës teknike.
Përshkak prezencës të madhe të forcave policore dhe agjentëve të sigurimit organizimi i demonstrave u pamundësu ate ditë në Mitrovicë.
Përpjekja e radhës bëhët me 27/11/1968.
Pas aktivitetit disa javorë, më 18 Nëntor 1968 grupi takohet në shtëpinë e Murat Eminit ku muarrën pjesë: Mustafë Shyti, Behxhet Maloku, Talat Pllana, Muhamet Sogojeva dhe Dlamon Mustafa, secili nga pjsëmarësit raporton për “aktivitetin e vet në përgatitjen e demonstratave”. Në këto takime, grupi u njoftua me platformën e organizimit të demonstratave.
Në këtë takim u vendos gjithashtu që të shkruhen parullat:
”Duam vetëvendosje”, Duam Republikë” etj, të shumëzohen ato; të shkruhet një fjalim (që do të lexohet para demonstruesve); të sigurohen flamujë kombëtar etj. Dhe ky takim rezultoi me detyra konkrete: Mustafa Shyti dhe Talat Pllana morën përsipër që të përpilojnë fjalimin; Murat Emini dhe Muhamet Sogojeva t´i shkruajnë parullat sipas propozimeve të bëra në mbledhje; ndërsa Dalamon Mustafa dhe Behxhet Maloku u caktuan si roje e atyre që do ta lexojnë fjalimin para demonstruesve.Me qëllim të koordinimit,grupi i demonstratave angazhoi kontakte me grupin e Podujevës me Hasan Shalën dhe Sabit Sylën me Grupin e Prishtinës, kordinimi bëhet përmes Ferit Dibranit student në fakulltetin fillozofik në Prishtinë dhe Hamdi Terziqit student në shkollën e lartë Pedagogjike në Prishtinë. Pas përgaditëjeve të sipërcekura,përpjekja është bërë me: 27/11/1968.
Është me interes të përmendet se gjitha informatatë janë marrë prej Podujevës dhe Prishtinës përmes lidhjës që Grupi Organizativ për Demostratën e vitit 1968,për komunën e Mitrovicës mbante me studentët e Prishtinës organizatorë të demostratës. Ata ishin Sabit Syla,Xheladin Rekaliun, Ferit Dibranin student në fakulltetin gjuhë dhe letërsi në Prishtinë (nip i Prof. Hazir Shalës) dhe Hamdi Terziqit student në shkollën e larët pedagogjike në Prishtinë.
Ndonëse masat e rinisë Mitrovicase dhe masat e gjera popullore ishin njoftuar për kohën dhe vendin e fillimit të demonstratave, që në orët e para të pasditës, përkundër forcave të mëdha policore të përqëndruara nëpër udhëkryqet kryesore të Mitrovicës,Grupi lëviste në oboret e shkollës Normale,shkollës Teknike, shkollës së Mjekësië “ Desa Tomoviq” dhe gjimazit” Silvira Tomazini” ku ishin tubuar nëpër grupe shumë të rinjë të qytetit, edhe në disa shkolla fillore si dhe nëpër vende tjera publike, duke pritur çastin e filllimit të demonstratës. Ashtu siç ishte përcaktuar, lëvizjet nisën në orën 1o.30 minuta, para shkollës Normale dhe gjimnazit “ Silvira Tomazini”. Deri në orën 15.00 masa e pjesëmarësve nuk arriti të tubohet edhe përkundër organizimeve të bëra.
Me këtë rast policia e kishte penguar një numër të pjesëmarësve të cilët tentuan të demonstrojnë në afërsi të shkollës Normale.
Nga mëngjezi e deri në orët e pasë dite zhvilluam aktivitet në shkollat e mesme të Mitrovicës për të organizuar demostratën por u pamundësua nga forcat bllokuse të aparatit shtetëror .
Grupi organizativ për demostrata në Mitrovice me 27/11/1968, në përberje: Të Talat Pllanës,Mustafa Shytit, Murat Eminit, Behjxhet Maloku, Dalamon Mustafës dhe Muhamet Sogojevës edhe përkundër të gjitha përgatitejeve të bëra, heç dorë nga vendimi për të demonstruar pasi vlerson se është e pa mundurë manifestimi i demonstratave në ato rethana.Për shkak prezencës së madhe të forcave policore dhe argatëve të tyre…
Ata morrën vendim t’i bashkangjitën rinisë studentore në Prishtinë në demostratën e madhe ose si e quanim me emrin konspirativ në “Dasmën e madhe “qe ishte e paralajmëruar për orën 16.00 para Fakullteti Fillozofik dhe para Menzës së Studentëve me 27/11/1968.
Ky grup prej orës 15.50 e deri në orën 24.00 muarë pjesë dhe ishte shumë aktiv në demostratatën e Prishtinës.
(Mundë të përmendimim shumë detale për të komfirmuar të vërtetat për këtë organizim nësë ndokushë bën përpjekëje të kontestoj këte që tham më lartë).
Këto të thënat e komfirmojnë tërë aktivitetin për përpjekjet e organizimit të demonstratave nga Grup Ilegal i Rinisë në Komunën e Mitrovicës.
Shtrembërimi i fakteve historike nuk kontribon në ruajtjen e vlerave kombëtare, sikurse kanë qenë demonstratat me 1968.
Këshilli për organizimin dhe përkujtimin e Demonstratave të Vitit 1968 në nivel të R. së Kosovës , me kohë ka qenë i paralajmëruar se individë të caktuar po bëjnë aktivitet për ta paraqitur formën e tyre të organizimit të Demonstratave të vitit 1968 në Komunën e Mitrovicës. Nëse dikush ka dëshiruar dhe është përpjekë për ta bërë më masovike demonstratën e 1968 duke rritur numrin e komunave, në të cilat janë organizuar demonstratat, duke menduar se do të rritë vlerat e saja historike, ka bërë gabim të madh.
Ne ju bëjmë me dije se në këtë mënyrë nuk i bëhet nderë askujt, por përkundrazi zbehë vlerat e saja.
Përfunfimisht komfirmojmë se Manifestim të damonstratave në Mitrovicë me 1968 nuk ka pasë . Edhe përkundër përpjekjeve të rinisë Mitrovicase që ato të organizohen.
Përfundimisht, informohen të gjitha subjektet përgjegjëse për këte aktivitet se shumë nga organizatorët e demostratave të vitit 1968 në disa nga qytetet e Kosovës, kanë qenë në dijeni për angazhimet dhe aktivitetë tona kombëtare dhe ata mund të komfirmojnë në çdo kohë.
Po i përmend disa nga emrat e organizatorëve të Demonstratave, me të cilët mund të verfikohen angazhimet tona për demostratatë e 68-tetës. Ata ishin dhe janë bashkëveprimtar të ilegales. Nga Podujeva: Sabit Syla, Hakif Sheholli( Ai tani i ndejerë), nga Prishtina Ilaz Pireva, Skender Kastrati, Muharem Musliu, Skender Muqolli etj.
Nga Vushtria: Ferit Dibrani, Bedri Berisha, Selman Mustafa dhe Naip Dibrani.
Nga Ferizaj: Hasan Abazi dhe Ramadan Haziri( tani i ndjerë), nga Gjilani Irfan Shaqiri, Ahmet Hoti, Fetije Bajrami, Mynevere Kastrati – Pllana dhe Vahide Hoxha – Braha.Të gjithë këta organizatorë, kanë qenë në dijeni për angazhmin tonë në një mënyrë në këte aktivitet ilegal kombëtar.
Kjo ngjarje historike, e cila bëri kthesën kombëtare në Kosovë. Demonstrata e vitit 1968 është gjithmon e freskët në mendjen e popullit.Për këtë duhet të kemi respekt, që gjithmonë ta vlerësojm duke u bazuar në të vërtetën dhe vetëm në të vërtetën.
Paraqitja jo korekte edhe përkunder faktit se kanë kalu pesdhjetëvjetë nuk justifikon shtrembërimin e së vërtetës për rezistencën e Grupi të Rinisë Mitrovicase në aktivitetin e vitit 1968!!!.
Talat Pllana


Leave a Reply