
Dashi
Këtë fundjavë do të keni mundësi të bëni një pushim të vogël dhe të shkarkoni të gjithë stresin që keni akumuluar kohët e fundit.
Demi
Do të donit të ishit të pavarur dhe të bëni çfarë të doni. Në ambientin e punës do të kaloni një fazë shumë të mirë, në qetësi të plotë.
Binjakët
Në këtë ditë pushimi do t’ju dedikoheni vetëm gjërave që pëlqeni më shumë dhe pushimit. Në jetën personale do të zgjidhni një çështje.
Gaforrja
Do të jetoni momente të këndshme me njerëzit që doni më shumë. Në fushën sentimentale parashikohet një fazë shumë e mirë.
Luani
Yjet ju sugjerojnë që të mos ankoheni për personat që sapo keni njohur sepse mund të krijoni një ide të gabuar për ta.
Virgjëresha
Arsyet e shqetësimeve tuaja do të largohen dhe do të keni një fundjavë pa mendime negative. Në dashuri do te jeni dinamikë.
Peshorja
Do të keni dëshirë që të bëni një udhëtim të shkurtër për të pushuar, por bëni kujdes me personat që do të ftoni.
Akrepi
Yjet ju këshillojnë që të impenjoheni pak më shumë për të mësuar gjëra të reja sepse rrezikoni të ngeleni mbrapa kolegëve tuaj.
Shigjetari
Kjo fundjavë do të jetë në favorin tuaj dhe nuk duhet të sforcoheni për të shkuar mirë me këdo që ju rrethon. Duhet të jeni të qetë në marrjen e vendimeve.
Bricjapi
Do të hakmerreni kundrejt një personi që ju ka prishur punë. Në dashuri do të duhet të dëgjoni ankesat e partnerit.
Ujori
Një ambient i gëzueshëm familjar do ta bëjë këtë ditë të këndshme dhe harmonike. Në jetën personale fati do të jetë me ju.
Peshqit
Në sferën private, yjet sugjerojnë që ju të mos e ekzagjeroni me tonet e larta dhe të refuzoni provokimet. Në dashuri arritja e qëllimeve tuaja është afër.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply