Kryetari i partisë “Zgjidhja” Koço Kokëdhima reagoi pasi vendimit të mazhorancës për të rrezuar vetëm më votat e saj dekretin e presidentit që kërkonte rishqyrtimin e ligjit për shembjen e Teatrit.
Kokëdhima thekson se misioni i “Rilindjes” është hajdutëria, krimi dhe korrupsioni, ndërsa shtoi se Teatri Kombëtar nuk duhet lënë që të prishet.
“Krime të tilla të paimagjinueshme për botën demokratike, e bëjnë edhe më emergjente nevojën e rivendosjes së zgjedhjeve të lira në Shqipëri”, mbyllet mesazhi i kreut të partisë “Zgjidhja”.
Deklarata e plotë
Mazhoranca rrëzoi herët në mëngjes, hajdutçe, vetëm me votat e saj në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, dekretin e presidentit që kërkonte rishqyrtimin nga Kuvendi të ligjit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e kullave në atë truall. Mjerim! Rilindja nuk ka për mision ruajtjen e vlerave kombëtare, kulturore dhe historike të vendit, por zhbërjen e tyre. Misioni i saj është hajdutëria, krimi dhe korrupsioni.
Teatri Kombëtar nuk duhet lënë që të prishet.
Elita politike e degjeneruar e Shqipërisë kërkon t’i shkatërrojë të gjitha institucionet morale dhe shpirtërore të popullit. Ajo ndërtesë 80-vjeçare nuk është vetëm shtëpia e aktorëve tanë të shquar, por një monument i historisë së popullit, trashëgimi e vetëdijes sonë dhe nuk mundet të prishet dhe nuk ka asnjë arsye që të prishet. Ai është një akt i pastër hajdutërie dhe korrupsioni, me ligj.
ZGJIDHJA do ta mbështesë deri në fund betejën për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, prishja e të cilit nisi që 22 vite më parë, kur u masakruan zgjedhjet në Shqipëri, kur qeveritë e partive të vjetra nisën shkatërrimin e lirive tona njerëzore, politike dhe ekonomike .
Krime të tilla të paimagjinueshme për botën demokratike, e bëjnë edhe më emergjente nevojën e rivendosjes së zgjedhjeve të lira në Shqipëri, shembjes së partitokracisë dhe respektimit të të drejtave të sovranit.
http://shekulli.com.al


Leave a Reply