PRESHEVË – (E plotësuar) Sipas medieve serbe, sapo ka përfunduar mbledhja e udhëheqjes të dy shoqatave të veteranëve të luftës të UÇPMB-së, e organizuar me kërkesë të Prishtinës dhe të Tiranës, ku është vendosur që të propozohet zhvendosja e lapidarit të UÇPMB-së nga sheshi i Preshevës në oborrin e xhamisë ose të shtëpisë së kulturës së këtij qyteti.
Nesër në orën 11, në një mbledhje të caktuar me liderët e 6 partive politike të shqiptarëve të Luginës do të prezantohet ky vendim, transmeton gazeta serbe Blic. Pritet që pas kësaj mbledhjeje të njoftohet qeveria e Serbisë dhe nga ajo të kërkohen disa ditë për zbatimin teknik të këtij vendimi. Në mbledhjen e posapërfunduar ka qenë edhe përfaqësuesi i OSBE-së. Bën të ditur “Koha Ditore” në Kosovë.
PRESHEVË – (E plotësuar) Përkundrejt paralajmërimeve, se një vendim i qartë, lidhur me fatin e lapidarit të 27 dëshmorëve të UÇPMB-së në Preshevë, do të merret sot pas takimit të lidershipit shqiptar të Luginës së Preshevës, vendimi është lënë për nesër. Takimi, i cili u mbajt pa praninë e mediave, e ku përveç përfaqësuesve politikë dhe institucionalë të Luginës, atyre të OVL-së edhe përfaqësuesit e familjarëve të dëshmorëve të UÇPMB-së, për herë të parë morën pjesë edhe përfaqësues të OSBE-së, duket se i ka sjell të pranishmit në një dilemë për zhvendosje apo jo të lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së.
Jonuz Musliu, ish-kryetar i Këshillit Politik të UÇPMB-së, pas takimit ka thënë se vazhdon të mbetet qëndrimi i njëjtë për lapidarin, por pritet që nesër të vendosët më konkret për çështjen e saj. “Përfaqësuesit e veteranëve të UÇPMB-së dhe ata të familjarëve të dëshmorëve, do të ulen sonte së bashku dhe aty do të formohet një listë kërkesash, e cila do të jetë njëherësh listë nga e cila do të merret vendim konkret në takimin radhës që mbahet nesër”, ka thënë Musliu, transmeton RTK.
Ndërkohë, duke i komentuar dezinformatat e sotme të mediave serbe, Musliu ka pohuar të ketë shtim të forcave, por ai ka ftuar banorët e për ruajtje të gjakftohtësisë. Kërcënimet e kreut serb për heqjen e dhunshme të Përmendores së dëshmorëve të UÇPMB-së nga qendra e Preshevës kanë rritur tensionet në Luginë. Kësaj madje po i kontribuojnë mediat serbe, të cilat kanë arritur të shqetësojnë banorët e këtushëm.
Shekulli
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply