Në fillim u duk si lojë gushti dhe me prapaskena për të qenë faktor në zhvillimet rajonale, por duket se të dy, Thaçi e Vuçiç, e kanë ndarë mendjen. Duan me çdo kusht të trazojnë Rajonin me argumentin e tyre gjoja patriotik, të dyanshëm, për rishikim kufijsh. Pra, duan që Serbia dhe Kosova të hapin tabunë e mos hapjes së kufijve.
Por Thaçi, përveç vetes dhe ndonjë politikani sporadik në Luginën e Preshevës, nuk ka asnjë me vete në Kosovë. Bile as partine e tij PDK. As Kryeministrin, natyrisht as opozitën. Ndërkohë Vuçiç nuk ka probleme të kësaj natyre në Serbi. Pra diçka fshihet në këtë hile serbe, pasi e dinë se Vuçiç nuk mund të dale i humbur përballë Thaçit, i cili ndodhet i vetmuar. Bile as miku i tij në Tiranë, Edi Rama nuk guxon të dalë të thotë një fjalë hapur pro tij. Ndonëse fijet e Thaçit i luan ai që nga vila kryeministrore në Dhërmi.
Fakti që Britania, Kroacia, dhe shumë shtete europiane dolën kundër idesë turbulluese të rishikimit të kufijve, bile edhe vetë kancelarja gjermane Merkel tha prerë që jo; tregon se një interes tjetër i madh, mundet personal, del në skenë se perse insistojnë dyshja Vuçiç-Thaçi.
Vuçiç është i qartë dhe ka pas vetes Rusinë dhe politikën serbe. Dhe ndonjë shtet europian. Ndërsa Thaçi asnjë deri tani. Por ka marrë fitilin e dinamitit në dorë dhe po bredh nëpër rrjete sociale duke thënë se “duhet të rishikojmë kufirin” .
Por ai fitil nëse ndizet nuk ka Zot që e fik me Rajonin. Ndaj më mirë Merkel, e cila ishte e prerë se sa me fitil në dorë.
Serbia nëse don rishikim duhet të njohë menjëherë shtetin e Kosovës, të votojë pro tij në OKB dhe më pas mund të negociojnë si dy shtete fqinjë, në marrëdhënie diplomatike, edhe për të riparë kufinjtë.
Çdo loje tjetër çon në një Serbi te Madhe dhe ne humbjen përjetë të disa trojeve shqiptare duke përfshirë dhe pjesën veriore të Mitrovicës dhe një pjesë jo të vogël të Luginës së Preshevës.
Me fitil në dorë janë të dy, por shkrepësen e ndez Hashimi kurse Aleksandri do t’i hedhë fitilin në prehër Kosovës.
kohajone.com


Leave a Reply