Teksti i riformuluar vijon:
“Për shumë kohë vendimi i dënimit me vdekje nga ana e autoriteteve ligjore, pas një procesi të rregullt, konsiderohej si përgjigje e përshtatshme, që i jepej disa krimeve, edhe mjet i pranueshëm, ndonëse ekstrem, për mbrojtjen e së mirës së përbashkët. Sot është gjithnjë e gjallë vetëdija se dinjiteti i njeriut nuk humbet, as pasi të ketë kryer krime tejet të rënda. Veç kësaj, është krijuar një mendësi e re lidhur me kuptimin e dënimeve penale nga ana e shtetit. Së fundi, janë vënë në jetë sisteme dënimi më të frytshme, që garatojnë mbrojtjen e detyrueshme të qytetarëve, por, njëkohësisht, nuk ia heqin përfundimisht fajtorit mundësinë e shfajsimit.
Për më tepër Kisha mëson, në dritën e Ungjillit, se “dënimi me vdekje është i papranueshën, sepse cënon paprekshmërinë e dinjitetit njerëzor dhe angazhohet me vendosmëri për zhdukjen e tij në mbarë botën”.
Reskripti i Papës shoqërohet me një letër të kardinalit Ladaria drejtuar ipeshkvijve të botës mbarë, përmes së cilës prefekti i Kongregatës për Doktrinën e Fesë shpjegon se “formulimi i n. 2267 të Katekizmit përbën një zhvillim të mirëfilltë të doktrinës” e “nuk u kundërvihet aspak mësimeve të hershme të Magjisterit”. Këto mund të shpjegohen në dritën e përgjegjësisë parësore të autoritetit publik për të mbrojtur të mirën e përbashkët në rrethana shoqërore, në të cilat dënimet penale kuptoheshin ndryshe e ndodhnin në një mjedis, në të cilin ishte më e vështirë të garantohej që krimineli të mos kryente ndonjë krim të ri”.
Korrigjimi i Katekizmit lidhur me dënimin me vdekje, vendosur nga Papa Françesku, është në vazhdimësi të shërbesës papnore të Gjon Palit II e Benediktit XVI.
Dom Artur Jaku
Leave a Reply