Atdhetare e kreshnike,
e besës dhe e qëndresës Dëshmore e demokracisë,
Qytetare Nderi” e Shkrelit.
~
Kush ishte Tereze Xhaj
Terezja lindi 1910 në Dedaj të Shkrelit, e bija e Prekë Gjekës dhe e nënës Prete (Prena) nënë e saj Preta, bijë prej Bajzës së Kastratit, nga fisi i njohur Kaçaj. Tereza u rrit në një kullë të moçme e me zë në atë trevë, ku besa, nderi e heroizmi, e buka e dhënë njihej si shtyllë kresore për mbrojtjen e trojeve dhe e dinjitetit malësor. Fati i Terezës e deshi që të martohej po në një kullë me emër në Xhaj të Shkrelit, me bashkëshortin Gjeto Leka i Xhajve.
E vërteta e jetuar dhe e thënë e shkruar, se pas kryengritjes së Shkrel-Kastratit u kryen veprime nga
më makabret kryesisht në komunën e Shkrelit të atëher- shëm:
Partizanët me atë ekstazën e egër komuniste të En- verit arritën deri aty sa tmerroi edhe gratë, sikurse masakruan malësoren Tereze Prekë Xhaj, që në trupin e saj u përdorën metoda në mënyrën më çnjerëzore, dhunë të tillë që nuk i bëhet një femre, nuk i bëhet një nëne, sikurse vepruan bishat partizano-komuniste, për faktin e vetëm sepse ajo nuk tregoi ku ndodhej vëllai i saj, Nikollë Preka. Lukunia komuniste e pa pikë karak- teri, kërkonte që Terezja të shkelte mbi virtytin më të shenjtë e ta tradhtonte vëllain e vet që shtëpia e Gjeto Lekës e mbanin me besë e bukë nëpër shpella.
Terezën e arrestuar e çuan në policinë të Koplikut. Aty partizanja e pacipë komuniste e gjakatare, filloi ta rrihte shtazërisht malësorën sojnike.
– Juve jeni e motra e armikut të Popullit, – bërtiti me zë të lartë partizanja e çartafiluar për partinë e saj sta- liniane!?
– Jo, Nikollë Preka nuk është armik i askujtë, ai është vetëm kundërshtar i juaj, në të drejtën e tij të me- ndojë si të dojë!
Partizanja katile duke qenë edhe bijë e Malësisë, kishte damkën e turpit me emër të partisë me pi gjak, duke vepruar barbarisht në jetën e fisnikes Tereze Xhaj.
Harbutja komuniste merr macen dhe ia vendosë në të mbrendshmet e Terezes dhe duke e rrahur macen me thupër sipër veshjes, ajo kafshë bërtistë e gërvishtëte trupin e kreshnikes sa i rridhte gjak për tokë, mjerisht ashtu qëndronte në koma, i hidhnin kova me ujë për ta sjellë në vete dhe sapo vinte në vete, nisnin pyetjet dhe torturat për të zbuluar vendndodhjen e kryetarit të ko- munës Shkrel, Nikollë Prekës.
– Tani na thuaj o motra e kriminelit, ku është yt
vëlla! Po burri yt ku fshihet?
– Ju mundeni t’më merrni edhe jetën, por, s’dij asgjë,
– u përgjigj Terezja!
– Ty tradhtare e si po e paske emrin Tereze …apo jo!?
– Unë… – ua ktheu Terezja, – nuk kam dijeni ku janë trimat, por duhet ta dini, se në malësitë tona, është quajtë tradhtia më e rëndë, kush nuk e ruan besën.
Në verbëri të plotë psikologjike ndaj Terezes, kri- minelët partizanë urdhëruan:
– Lidheni me rrip pushke këtë grua mizerje, e le ta shohin qëndresën e saj që po tregohet e fisëshme…!!
Partizanja duke ia përdredhur rripin e pushkës e rrihte me shkop me xhunga shputave të këmbëve, deri sa i bjen të fikët…e lagin përsëri me ujë për ta sjellë në gjendje, në mënyrë që tregojë për vëllain.
– Hë moj shtrigë kriminele, trego ku ndodhet Nikollë Preka me Llesh Marashin?
– Nuk di asgjë, por kisha me ju pyet unë ju: Si mundet ta mbajë në krahë atë rrip pushke ai partizani? Ku është ndera burrit…mbasi juve keni lidhë për kë- mbësh një malësore shqiptare, një nënë, një femër krej- tësisht të pa faj.
Në vazhdën e torturave në Shkodër një rast tjetër, sapo e dërguan Terezen në polici, dy gra komuniste e që thonin që jemi hetuese e morën në pyetje.
– Juve jeni malësore apo jo?
– Po, malësore jam.
– Duam prej teje, krejt urtë, e butë…ku strehohen di-
versantat që kanë marrë arratinë në male e ndër shpella a zgafella, në luginën e Shkrelit?
– Mua s’më keni thirrë për urtë e butë, dorën tuaj e kam provuar në shtatin tim disa herë, por më kot më torturoni kaq barbarisht, unë nuk di asgjë.
– Po, po e përdorim dorën sa her të mos bindesh, o armike e betuar. Vendosini prangat në duar dhe këmbë me zinxhirë, – i tha policit hetuesja?
Ato dy gra “hetuese” xhelate ia çanë mishin e pul- pave të këmbëve dhe të krahëve me bajonetë të pushkës duke i futur kripë.
Dhimbja e tmerrshme kaloi në drithma e tmerr psiqik, në tronditje të shpirtit, e duke e kthyer në vete mbas disa kovave me ujë të ftohtë, vazhdonin përsëri torturat.
Vërtetë ishte një çmenduri, sadizëm, kur e lidhën përsëri fisniken e Shkrelit, Terezën, pikërisht në shtë- pinë e saj, gjakpirësi Toger Baba u shpreh me mburrje:
– Kjo do të flasë me mua… ose me veten e saj. Pa vendosjani shpejt e shpejt 20 kunja pishe ndër thonj, dua t’ia “zbukurojmë” gishtat kësaj reaksionare, që s’tregon ku është kryetari komunës Nikollë Preka.
Kanibalët ashtu vepruan, ato çaste gjaku rridhte, ndërsa durimi i kreshnikes, ishte tmerri deri në palcë të shpirtit:
– Oh e mjera unë, më mirë më pushkatoni, çka është ky tmerr?
– Thuaje vendin e kapedanëve që u jepni bukë dhe je ë lirë, kështu e shlyen këto fajet tua që ushqen armiqtë.
– O Zot i madh, u durua për hatër tënd kjo torturë… po jam e pafajshme mor!
Eksponenti i njohur si vampir, Toger Baba, bashkë më Asllan Licin me fytyrën më të errtë se nata e pa hënë, përdorën arsenalin që ua kishte ushqyer djalli në shpirt, për të nënshtruar popullin liridashës të Shkre- lit.
Ata vampirë të sigurimit, me një megallomani të pa cipë, hynë në kullë të Gjeto Lekës në Xhaj, duke bërë
terror përseri ndaj fisnikes Tereze Prekë Xhaj, atë rradhë do ta lodhnin përsëri psiqikisht edhe si nënë:
– Duam djalin tënd Franin të vijë këtu urgjent, – gërthiti Toger Baba?
– Po i thërrasim, – u përgjigj Terezja.
Franin e lidhen duke e vendosë për pëmë në oborr të shtëpisë gjoja për ta pushkatuar. Atë çast të frikshëm e thirrën: – Eja Terezë e shikoje birin tënd.
– Ose trego ku është vëllai yt, në mos daç të ekzeku- tojmë që tani.
– Dëgjo o Toger Baba…sikur me pasë vëllain tem në odë të shtëpisë dhe ta dorëzoj, më parë kisha lejuar pushkatimin e djalit, e kurrë për këtë jetë ta tradhtoj vë- llain tem, shpirtin e motrës…
Atë çast trishtimi në zemër, nëna Terezë trimërisht, ju drejtua djalit:
– O Fran, o bir, banu burrë, të gjithë do të vdesim… hiç mos kij frikë, duhet ta dish se kështu vdesin shumë djem nënash…si heronj të kombit. O engjëlli im, miru- pafshim në amshim!
Atë çast pikëllimi, Prel Tom Dushi, me urti burrash e gjakftohtë ndërhyri:
– O toger Baba, në emër të kësaj krahine, edhe si kryetar i këshillit, ju lutem mos e çartni këtë fëmijë!
Megjithatë Franin e çuan mbas kulle, i futën tytën e pistoletës në gojë, e pastaj duke qëlluar në ajër e tme- rronin, që të tregonte për dajën Nikollë.
Është e pamohueshme e duhet perifrazue, si rast një ndër rastet unike në Europë e më gjerë, për nga tor- turat që u bënë në trupin e Terezë Prek Xhajt. Sepse ashtu i ideoi, urdhëroi e veproi mendja dhe dora e zezë enveriane, megjithatë ajo qëndroi trimërisht, kreshnike e sokoleshë e Malësisë së Madhe, bijë e Dedajve fisnikë e të urtë.
Terezë Prekja u bë ndera e krenaria e Shkrelit, e cila me vitalitetin e saj shpirtëror ruajti vëllain në besë, duroi terror të paparë për 18 muaj rrjesht.
Terezën e liruan nga burgu mbas pushkatimit të vëllait të saj, Nikollë Prekës. Kur doli prej burgut ajo fisnike që dikur kishte një bukuri të pashoqe, shoqëruar me vepra më të larta, si fjala, besa e karakteri i një soj- nikeje, ndërsa po ta shihje Tereze Prek Xhajaj se si ishte shkatërruar aq shumë nën efektin e torturave tepër të rënda që iu bënë nga kriminelët e shtetit komunist dhe nga plagët e panumërta dhe shkatërrimi total i trupit të asaj kreshnike, e cila përjetoi aq rëndë me dhimbje të pashërueshme të shpirtit e të zemrës pushkatimin e vë- llait, burgosjen e burrit të saj Gjeto Lekën, torturat që ia bënë të birit të saj, Franit. Kjo heroinë e Malësisë së Madhe jetoi deri në vitin 1949, kur edhe ndërroi jetë.
Sot në qendër të komunës së Shkrelit, në lapidarin përkujtimor të ngritur për heronjtë e Shkrelit është edhe emri i dëshmores së demokracisë, i skalitur Tereze Prekë Xhajaj.
~
Materiali:
1. “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare 1944- 1990”, faqe 53 -61.
3. Ndoc Vulaj, “Lufta e Kelmendit”, faqe, 202, 203,
268.
4. Dr.Dom Nik Ukgjini, në librin “Shkreli”.
5. Fran Gjeto Leka…”Rrefim gojor në moshën e
thyer”, në Michigan, tetor, 2009.
6. Gj.Turmalaj, ”Udha e Ankthit”, faqe, 11-20 dhe
“Gjurmë në zemër” faqe, 7-14.
Rrëfime nëpër vite
~Gjeto Turmalaj.
Publiçistik “Rrefim Neper Vite”


Leave a Reply