
NJË JETË TË TËRË…
Malli do të marrë për mua,
se kështu e ka kjo jetë.
zë kujton edhe pret.
I llahtarshëm është ky çast,
që të le të vetmuar.
Sylotuar ulërin.
E dërrmuar,
rraskapitur,
mbetur vetëm,
bën durim.
***
Mos u lodh lart në qiell,
as në yje mos ndalo!
Përmbi
varr
mblidh ca lule,
bëji tufë, luaj me to!
Sa pa dalë dielli tjetër,
fllad’i ri sa pa filluar,
thithu erën, shpirti im
dhe shiko ku kam qëndruar.
Lere qiellin,
leri yjet,
shiko,ku
qëndron një diell!
Jam aty e
do më gj esh.
Jam aty e
me ty qesh…..
Kaq pranë meje e dot s`u çmalle…
Shko në det kur është tërbim.
Val’t e tij do t’i zbus,
me to luaj, shpirti im!
“Të më puthësh,
të më shash,
të më prekësh …
e të qash…”
Dhe kujto bëmat e mia,
bëju skllav një natë me to!
Do shikosh e ndjesh së miri
ç’të kam folur do kuptosh.
Ti je shpresë,
yll i ndriçuar, rrezaton vetëm dritë.
Sa kjo zemër të rrijë zgjuar,
të thërret ty,
vetëm shpirt!
Pse kërkon në tjetër vend,
të më gjesh mua të ngrohtë?
Vere dorën përmbi gjoks
dhe më ke në kraharor.
Atje pu them,
atje shaj,
atje ndjemë,
pastaj qaj!.
S`ika dot nga kjo prikë
ty një jetë
të thirra:
SHPIRT!
Valter Lazeri-usa -2003


Leave a Reply