Tenori i njohur dhe me vlera të jashtëzakonshme vokale Gaqo Çako është ndarë nga jeta mbrëmjen e së mërkurës…
Simboli historik i Teatrit të Operas dhe Baletit shqiptar ndërroi jetë në banesën e tij në moshën 83-vjeçare.
Me një karrierë të pasur operistike, që nga viti 1961, Çako ka qenë tenori kryesor i Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës për tri dekada me radhë.
Gaqo Çako lindi më 24 janar 1935. Fëmijërinë e kaloi në Korçë, aty ku serenatat nuk reshtën asnjëherë së kënduari. Më pas u vendos në Kuçovë, ku dhe spikati nëpër aktivitetet në shtëpinë e kulturës, ku edhe i dhanë të drejtën për studime në Liceun Artistik. Adoleshencën e kaloi në Tiranë.
Në vitet 1957 dhe 1961 studioi në konservatorin “Çajkovski” të Moskës. Pas kthimit në Shqipëri më 1961 ai u emërua tenor i Teatrit të Operës dhe Baletit të Tiranës, ku këndoi shumë nga rolet e para të repertorit operistik, duke u bërë kështu tenori kryesor për tri dekada me radhë.
I nderuar me titullin e lartë “Nderi i Kombit” Gaqo Çako ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në historinë e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
“Traviata”, “Bohema”, “Rigoleto”, “Norma”, si dhe operat shqiptare “Mrika” e Prenk Jakovës, “Lulja e kujtimit” e Kristo Konos, “Pranvera” e Tish Daisë, “Heroina” e Vangjo Novës, “Skënderbeu” i Prenk Jakovës, “Komisari” i Nikolla Zoraqit, “Zgjimi” i Tonin Harapit, “Toka e jonë” e Pjetër Gacit, kanë ngelur në repertorin e muzikës klasike me performancën e mjeshtrit të vokalit Gaqo Çako. Ka shëtitur pothuajse në të gjithë teatrot e botës.
Mjaft i njohur edhe në skenat italiane, ku ai ka mbaruar konservatorin e Santa Cecillias.
Ai ka interpretuar veprat më të mira të kompozitorëve botërorë, edhe shqiptarë, por edhe ka kënduar në 28 edicione të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar.
Lamtumirë Maestro Çako, Meta: La trashëgimi frymëzuese

I jepet sot lamtumira e fundit artistit të madh të skenës shqiptare Gaqo Çako. Mjeshtri i madh u nda nga jeta një ditë më parë, në moshën 83- vjecare. Në homazhet që po mbahen në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka ngushëlluar nga afër familjen Çako. ”Lamtumirë Maestro Gaqo Çako! Trashëgimia e pakrahasueshme që le pas do të jetë gjithmonë frymëzuese! U prehsh në paqe”,-shkruan Kreu i Shtetit në facebook.
I jepet sot lamtumira e fundit artistit të madh të skenës shqiptare Gaqo Çako. Mjeshtri i madh u nda nga jeta një ditë më parë, në moshën 83- vjecare. Në homazhet që po mbahen në ambjentet e Muzeut Historik Kombëtar, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka ngushëlluar nga afër familjen Çako. ”Lamtumirë Maestro Gaqo Çako! Trashëgimia e pakrahasueshme që le pas do të jetë gjithmonë frymëzuese! U prehsh në paqe”,-shkruan Kreu i Shtetit në facebook.
Ardit Gjebrea për vdekjen e Gaqo Çakos: Humbje e madhe për artin kombëtar

Mbrëmë ka ndërruar jetë tenori i njohur shqiptar, Gaqo Çako.
Ai vdiq në moshëm 83 vjeçare, duke lënë pas një karrierë të bujshme në muzikë, shkruan lajmi.net.
Largimi i Gaqos ka pikëlluar botën artistike, Ardit Gjebrea përmes një postimi në rrjete sociale, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tenorit si dhe vlerësoi lart veprën e tij.
Kujtojmë që Gaqo ishte njëherësh babai i Pirro Çakos. /Lajmi.net/


Leave a Reply