
Duket se tashmë distanca ndërmjet çiftit nuk do të përbëjë problem, pasi shkencëtarët kanë shpikur objektin erotik, që shkëmben puthje franceze nëpërmjet internetit.Puthja franceze, një puthje në të cilën gjuha e njërit prej dy partnerëve prek tjetrën, duke stimuluar në këtë mënyrë pjesë të ndjeshme gjatë prekjes. Në ndryshim nga tipet e tjera të puthjeve, bëhet fjalë për një rrjedhje shumë intime, sensuale që në një mënyrë hap dyert për diçka më shumë. Është pikërisht e gjithë kjo esencë e cila ndjehet tashmë dhe me një pajisje tejet specifike.
Shkencëtarët japonezë kanë shpikur një pajisje të quajtur “Kiss Transmission Device”, e cila është ideuar pikërisht për të transmetuar ndjenjën e prekshme të puthjes nga një kompjuter.
Kjo është një kuti e cila ka një të dalë në formë cilindrike, për të mbështetur buzët. Secili nga ndërlidhësit duhet të ketë këtë pajisje të lidhur me kompjuterin dhe internetin. Lëvizjet e gjuhës përcillen nga kjo pajisje tek tjetri.
Sot
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply