Dakordësinë e vendeve anëtare të BE-së për të arritur një të mesme të artë në lidhje me negociatat e anëtarësimit për Shqipërinë, që konsiston në nisjen e negociatave në qershor të vitit 2019, e ka komentuar edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Sipas lideri të opozitës, “hapja e negociatave për Shqipërinë u shty edhe për një vit”.
Basha thekson se janë krimi dhe korrupsioni dy faktorët kryesorë negativë që po mbajnë peng të ardhmen tonë evropiane. Por Basha paralajmëron një skenar fatkeq për Shqipërinë, me negociatat që sipas tij nuk do të hapen as pas një viti dhe bën thirrje për një kthesë të madhe.
“Pa luftuar krimin dhe korrupsionin, vendimi në 2019 do jetë refuzues si sot. Tani është momenti për një kthesë të madhe për të shpëtuar vendin dhe të ardhmen tonë evropiane”, shprehet Basha.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply