Po ç’e vrisni mendjen kot kur s’ju pyet njeri? Kur në këtë vend nuk pyeten as deputetët që ngrenë kartonët symbyllur në Kuvend, si mund të pritet që të pyetet populli?
Na patën thënë se na mbron NATO, apo jo? Por realiteti i marrëveshjes së re prej 302 milionë dollarësh tregon se paqja dhe siguria qenkan thjesht një biznes i madh ku ne jemi vetëm konsumatorët.
1. Mësimi i Ukrainës (1994): Kur i beson premtimet e të huajve.
Për të kuptuar se ku po shkojmë, mjafton të kujtojmë historinë e Ukrainës. Në vitin 1994, ajo kishte arsenalin e tretë bërthamor më të madh në botë. Perëndimi ia shkatërroi dhe ia hoqi të gjitha nga dora, duke i rrahur shpatullat e duke i premtuar se “do ta mbronin”.
Sot, po ky Perëndim bën biznesin më të madh të armëve mbi kurrizin e tyre. Ukraina sot ka mbi 100 miliardë dollarë borxhe ushtarake ndaj Industrialistëve Amerikanë. Jo vetëm që nuk i mbrojtën, por i kthyen në klientët më të mbytur në borxhe të industrisë së tyre ushtarake.
2. Paradoksi i plumbit shqiptar: Rus, Kinez apo Perëndimor?
Skenari është parë. Shqipëria komuniste pati nëpër depot e saj rreth 130 miliardë dollarë armatime. Na i shkatërruan e na i shitën për skrap me pretekstin se ishin teknologji e vjetër ruse dhe kineze. Sikur plumbat e tyre nuk e shponin armikun njëlloj si plumbat me vulë perëndimore!
E vërteta e zhveshur është se ato armë duheshin zhdukur që sot të na shitnin armët e tyre.
Dhe mos u gënjeni: ato 302 milionë dollarë nuk vijnë asnjëherë në Shqipëri. Ato shkojnë direkt nga bankat amerikane tek industrialistët amerikanë të armëve. Ne na mbetet vetëm borxhi dhe interesat që do t’i paguajnë taksapaguesit shqiptarë.
3. “Sekreti” i shtetit të zhveshur.
Dhe mos thoni gjë se është sekret shtetëror!
Pyetja që duhet bërë me zë të lartë është: Kujt ia bëri këtë nder Rama në emër të sekretit për të vazhduar të rrijë në pushtet?
Për çfarë sekretesh flitet më në këtë vend? Ti ia ke dorëzuar mbrojtjen kibernetike Izraelit, përgatitjen e forcave speciale sërish Izraelit dhe të huajve. Kur i ke hequr fare brekët para të huajve, për çfarë sekretesh kombëtare flet?
Këta të bëjnë edhe budallenj pa le, duke ta shitur dorëzimin si “modernizim”.
Aman, se mos na quajnë “antiamerikanë” tani se nuk do të na zerë gjumi sonte.
Por e vërteta mbetet: “sekreti” i tyre i madh kushton saktësisht 302 milionë dollarë nga xhepat tanë.
Burimi/Facebook


Leave a Reply