Sokol Murataj kishte një jetë normale si gjithë të tjerët deri atë ditë të vitit 1997 kur u zgjua në shtratin e një spitali dhe nuk i ndjente më këmbët. Kishte mbetur i paralizuar nga një aksident me makinë dhe madje për dy muajt në vijim mjekët nuk i thonin dot nëse do vazhdonte jetonte apo jo.
“Ishte shumë e vështirë. Njeriu në fillim nuk e pranon, por unë vendosa të kapesha pas jetës” rrëfeu ai tek “Ka një mesazh për ty” ku kishte ardhur për t’i bërë një surprizë mikut të tij Klodianit. Në atë kohë ai priste të bëhej baba dhe kjo i jepte forcë për të ecur përpara, por në të vërtetë bashkëshortja e tij nuk e përballoi këtë ndryshim në jetën e tyre dhe vendosi ta braktiste duke marrë me vete edhe djalin. Në të njëjtën kohë ndahet nga jeta dhe një nga njerëzit më të shtrenjtë në jetë, i ati. E, megjithatë, Sokoli gjeti forcën për të vazhduar. Ishte vetëm 25 vjeç.
“U ktheva në Fier dhe ngrita “Shoqaten e Paraplegjikëve”, kështu u kapa pas organizatës për të fituar të drejtat tona”, tregon ai.
Me pas ai gjen dashurine e jetes se tij, Mimoza, e cila dashurohet me të dhe behet bashkëshortja e tij e jetës, duke e pranuar ashtu sic është. “Ajo është mbështetësja kryesore në kauzat e mia”, tregon Sokoli tashmë baba dhe i një djali 11 vjeçar me te cilin eshte ne foto. Ndërkohë peng i mbeti i biri që tani është 20 vjeç dhe me të cilin nuk ka kontakte.
Aktualisht Sokoli është një nga aktivist per te drejtat e personave me shtylle kurrizore te demtuar. Madje kur kanë ndodhur permbytjet ne jug ka marrë pjesë personalisht për të ndihmuar.
shiheminegjyq.com
Leave a Reply