Byrek me spinaq, kjo është receta që ju sjellim për sot. Mësoni si ta përgatisni në pak minuta..
Shijojeni!
Përbërësit për brumin:
500 gr miell,
ujë të vakët
kripë
3 lugë vaj ulliri
Për mbushjen:
500 gr spinaq të grirë
2 qepë të njoma
pak koper
5 lugë vaj ulliri
1 filxhan kafeje me oriz
Përgatitja:
Si fillim skuqim qepët e grira imët. Më pas i shtojmë spinaqin, koprën, kripë, piperin dhe ujë derisa ti mbulojmë. I lëmë të ziejnë për 20 minuta.
Tani shtoni orizin. Nëse është nevoja shtoni pak ujë të nxehtë. Nga ana tjetër hapni petët e byrekut në mënyrën e zakonshme, shkran shije. Shtoni në mes mbushjen me spinaq dhe oriz. I spërkatni petët me pak vaj.
E fusni në furrë për 30 minuta në temperaturë 220 gradë.
Ju bëftë mirë!
Leave a Reply