Një i ri shqiptar ka varur veten në një pemë pranë një parkingu afër spitalit të Perrinos në Brindisi. Sipas mediave italiane mëngjesin e sotëm një kalimtar ka parë trupin e pa jetë të një burri të shtrirë pranë një peme.
Trupi i shqiptarit është dërguar në morgun e spitalit nga ku më vonë është identifikuar origjina e tij shqiptare dhe mosha e të cilit është 33 vjeç, e ndërsa emri nuk bëhet i ditur.
Po ashtu bëhet me dije se pranë tij nuk është gjetur asnjë gjurmë apo shënim rreth shkaqeve të cilat mund ta kenë detyruar atë ti japë fund jetës.
/Agjensia e Lajmeve Sot News/


Leave a Reply