NË KËNGËN E ZOGJVE
Liria jonë
Me zë të lartë
Na thërret
Ta kultivojmë dashurinë
Në çdo pëllëmbë të Shqipërisë
Në mbarë Ilirinë
Garlate (Lecco), 28 dhjetor 2016
MË TË MIRËT NE
Ne jemi gjithmonë
Në rrethin e kampionëve
Në dashuri
Garlate (Lecco), 28 dhjetor 2016
TË IKUR VETË
Nuk kanë të drejtë
Kurrë
Të kërkojnë të kthehen
Jo
Kurrë
Garlate (Lecco), 28 dhjetor 2016
KJO JETË
Plot sfida
Batica e zbatica
Shumë
Vuajtje e suksese
Në çdo vit
Në çdo ditë
…
Garlate (Lecco), 28 dhjetor 2016
KUR U KTHYEM
Kemi realizuar bashkë
Punën e secilit
Kemi lavdëruar e lartësuar
Çdo gjest dashurie
Me meritë
Garlate (Lecco), 28 dhjetor 2016
NË KËTO HAPSIRA
Që nga shekujt e parë
Dashuria ka bërë ligjet
Dhe ka mbjellur shenjtëri
Në Dardani
Garlate (Lecco), 28 dhjetor 2016
NË MARSH
Të gjithë
Shumë fuqishëm
I këndojmë dashurisë
Garlate (Lecco), 28 dhjetor 2016
KUR JANË RRËZUAR
E kanë parë
Gabimin e tyre
Të gjorët
Janë deklaruar fajtorë
Garlate (Lecco), 28 dhjetor 2016
EDHE KËNDEJ
Shekulli i dashurisë
Lulëzon bukur
Në histori
Garlate (Lecco), 28 dhjetor 2016
ME DYSHIME
Ecin
Duke kthyer kokën prapa
Edhe në të gjitha anët
Të gjorët
Plot me frikë
Medet
Garlate (Lecco), 28 dhjetor 2016
ME NËNËN
Gjithherë
Kam mësuar shumë
Po
Jam ndjerë
Shumë i sigurtë
Në çdo hap të jetës
Garlate (Lecco), 28 dhjetor 2016
LOJË E RREZIKSHME
Të gjorët
Me ato qëllime
Mund të humbin gjithçka
Madje edhe jetën e tyre
Medet
Garlate (Lecco), 28 dhjetor 2016
DY ZEMRA…
Kur ecin bashkë
Në të gjitha shtigjet
Sjellin
Shumë mrekulli
Në dashuri
Garlate (Lecco), 28 dhjetor 2016
TË RREGULLUAR
Të gjithë ndjehemi të qetë
Shumë të lumtur
Në këtë hapsirë dashurie
Garlate (Lecco), 28 dhjetor 2016
TË HYRË NË VALLE
I kanë zbatuar
Të gjitha rregullat
Artistike
Edhe të dashurisë
Shumë bukur
Garlate (Lecco), 28 dhjetor 2016
ME SHUMË VRULL
Marshojmë
Të gjithë të gëzuar
Edhe të lumtur
Shtigjeve të dashurisë
Garlate (Lecco), 28 dhjetor 2016
BRENDA MUNDIMEVE
Shpesh
Jemi ndjerë
Shumë të rëndë
Të ligësht
Të pavlefshëm
Për shumë vite
Garlate (Lecco), 28 dhjetor 2016


Leave a Reply