
(Ne foto Vitorja)Paula eshte nje nga mikeshat e mija me te mira Italiane.
Lokalin e saj , nje bar modern, e ka afer Caritasit dhe pikerishte
aty jam njohur me te, atehere ne kohen e luftes se Kosoves, kur
dyndjet e familjeve te ndjekura nga genocidi i paskrupullt Serb,
gjeten strehe dhe ndihme ne Trieste si nga prefektura e kuestura, por
sidomos nga Caritasi dhe A.K.L.I
Kur shoqeroja familjaret e ndryshem per ne Caritas , stacionin e
pare e beja tek bari i Paules. I ulja ne nje tavoline, u porositja
ate qe donin dhe shkoja lart ne zyrat e Caritasit duke i lene te me
prisnin aty. Ne nje nga ato dite e gjej Paulen te ulur ne mes tyre
duke folur me Bujarin, nje djale i Kosoves qe e zoteronte mire
Italishten dhe qe po i shpjegonte tragjedine e popullit te tij.
E pashe shume te prekur dhe me lot ne sy po perkedhelte dy femije
qe rrinin si te hutuar ne nje qoshe, strukur ne prehrin e nenes tyre.
Kishte derguar te bijen, me te cilen punojne bashke, ne shtepi dhe u
solli nje cante te madhe me veshje. Nuk mori asgje per ate cfare ata
kishin konsumuar. Qe nga ajo dite, vazhdimisht sillte veshje apo
ndihmonte me te ndryshme keto familje apo individe , duke shkuar
bashke ne vendet ku keta ishin sistemuar nga Caritasi.Keshtu qe nga
ajo kohe, me Paulen mbetem mikesha dhe shihemi shpesh.
week-end-in e kaluar, me erdhi nje ftese prej saj. Kishte 50 vjetorin e
lindjes dhe do ta festonte ne Bled, nje nga qytetet e bukura dhe
turistike te Sllovenise.
U nisem diten e shtune gjithesej kater makina, ku ishin familjaret
dhe miqte e saj qe kish ftuar per kete dite feste
Sllovenia eshte verte nje vend shume i bukur. Me ka rene rasti ta
vizitoj shpesh, me qe shume qytete te saj jane afer me Triesten, por
Bled-in kur e kam pare per here te pare , u mahnita me
bukurine dhe romantiken e ketij qyteti malor rrethuar me kodra e pyje
te dendur si dhe me liqenin qe ka. Ne mes te liqenit eshte nje
ishull i vogel me nje kishe shume te vjeter ndertuar ne kodren e
ishullit, qe eshte dhe nje nga pikat turistike te qytetit. Legjenda
thote se kush hyn brenda ne kishe, duhet te terheqe litarin e nje
kambane , litar qe ishte ne mes salles dhe te shprehe tre deshira….
Per te vajtur atje morem nje barke te madhe ne formen e gondoles .
Nuk e pershkruaj dot bukurine e ketij ishulli, bukuri qe ja shtonte edhe kjo dite si dite pranvere me peme qe disa kishin lulezuar
Sepse me kujtoi dicka nbga Berati im femijeria ime, kur mblidhnim e benim
kurora me lulet e deles… qe cuditerishte ne kete stine po i shija te lulezonin aty
Mbasi kaluam nje cope kohe , dolem neper qytet dhe ngado qe
shkonim, vec bukurise natyrore, me bente pershtypje dhe bujaria apo
komunikimi me njerezit qe takuam edhe pse te nje gjuhe tjeter, te nje
mentaliteti tjeter per Italianet, mua me kujtonin shume nga zakonet
tona. Dashamiresia e tyre e lehtesonte komunikimin.
Dreken e hengrem ne nje keshtjelle madheshtore, qe ngrihet ne
kodren me te larte te qytetit dhe prej andej dukej si ne pellembe dhe
si ne nje kartoline e gjith Bled-a.
Kjo keshtjelle me kujtoi kalane e Beratit. Dhe ne se kalaja e
qytetit tim eshte e vetmja kala e banuar ne gjithe Ballkanin,
keshtjella e Bled-es eshte me antikja ne gjithe Sllovenine. Pervec
muzeut qe fliste per antikitetin dhe historine e kesaj keshtjelle ,
sot aty gjeje restorante, salla koncertesh dhe ishte pika qe
frekuentohej prej turisteve nga e gjithe bota dhe si me tregoi
kamarieri qe na sherbeu ne dreken e ditlindjes Paules, ne vere ,
vizitohet nga aq shume turiste, sa nuk e dallon naten nga
dita. ” Ne muajin Maj” – tha, “fillojne koncertet e ndryshme me veshje
karakteristike te te gjithe krahinave tona , koncerte qe vazhdojne
cdo nate, deri ne tetor”.
Mbasdite para se te ktheheshim per ne Tireste, rrugen e zgjatem
pak, duke vizituar dhe qyteza te tjera te vogla po shume te bukura me
ato shtepi -vila ,karaktristike ndertuar me cati te pjerrte per efekt
te debores, si dhe te futura ne mes gjelberimit.
Ishte vertet nje dite shplodhjeje, larg streseve te perditeshme dhe
mikes Italiane ,i uroj jo vetem u beft njeqind vjec si e kemi ne
zakon te bejme urimin, po dhe Zoti i shtofte miresite, per shpirtin e
mire qe ka, duke ndihmuar nevojtaret. E falenderova me shpirt se me
dhuroi nje dite kenaqesie, shplodhese, te paharruar.


Leave a Reply