Një gazetar i Lajm-Shqip.com, Vladimir Muçaj, ka marrë një kërcënim dje në mbrëmje rreth një artikulli të publikuar. Bëhet fjalë për deputeten e Fierit, Adelina Rista.
Ditën e djeshme është publikuar një lajm, të cilin mund ta lexoni këtu, rreth deputetes në fjalë. Ajo ka kontaktuar gazetarin e Lajm-Shqip duke e kërcënuar me tone të ashpra.
Të ngjashme mund të lexoni:
Familjarët e deputetëve nuk, lënë radhë për punësim e të papërkrahëve
Rama mban premtimin, përcjell me taksi vogëlushin
ADIS i bllokohet sistemi, qytetarët shtërngojnë radhën
Reagimi i gazetarit Vladimir Muçaj ndaj kërcënimeve të deputetes Adelina Rista
E nderuar deputete, Adelinë! Mbrëmë vonë më more në telelefon. Dy herë radhazi.
Fole vetëm ti, unë të dëgjova të dyja herët, sepse nuk më le radhë ti.
Ishe e nxehur për kronikën time të botuar në Lajm-Shqip ditën e djeshme.
Çfarë nuk nxorre nga goja për mua dhe median ku unë punojë. Të gjitha i the.
Nëse ke ende ndonjë fjalë, që e ke pasur përbrenda dhe nuk e the në atë orë të vonë, merr përsëri. Telefoni im i hapur do të jetë!
Acarimi, që vura re si dhe fjalorin, që përdore më shton bindjen se në një tjetër Adelinë qënke transformuar.
Më the se qenkërkam i paguar për të të prishur imazhin.
Më the gazetarucë. The “do të marr për leckash”.. Sa turp ! Sa qesharake!
E nderuar deputete, Adelinë!
Së bashku nuk njihemi rishtaz, por prej vitesh.
Nuk kemi agjë në planin personal, as unë, as ti.
Se çfarë gazetari jam, nuk e ndan dot ti dhe sidomos në çastin që t’u prish qetësia nga publikimi i kronikës sime.
Të duhet dhe pakëz qetësi të të më vlerësosh mua si njeri e si gazetar!
Punën time zonjë e vlerësojnë vetëm dy faktorë shumë të rëndësishëm për mua të cilët janë:
– Publiku dhe stafi profesonist, me të cilët unë punoj prej 19 vitesh.
Le të futemi shkurtazi pak më brenda thelbit të shqetësimit tënd.
Që ti ke ndikim në të punësuar duke shfrytëzuar deputetllëkun, nuk e them unë.
E thonë socialistët e tu që ty të dhanë votën. Nga ata e kam unë informacionin.
Në këtë rast unë ndihem mirë që jam në krahun e tyre. Shqetësimi yt nuk më prish gjakun fare!
Të jem i sinqertë, me ju dhe lexuesin një siklet të vogël brenda vetes kur shkruajta edhe e ndjeva.
Do thoni ju çfarë sikleti? Për miqësinë e njohjen tonë ndër vite.
Unë gazetar terreni dhe ju në zyrat e shtetit. Zgjodha në këtë rast “gazetarin” dhe jo deputeten Adelinë!
Po e mbyll me fjalën “dështim”, përdorur në adresën time.
Kisha këtë përgjigje zonja deputete!
Në fjalorin e përdorur mbrëmë vonë dhe dëgjuar shumë mirë prej meje, lexova qartësisht fillimin e një dështimi tuajin!
Fillimi është proces që edhe ndalet! Jeni në kohë të ndryshoni!
Miqësisht!
Vladimir Muçaj
Leave a Reply