DASHI:
Hidhini pas krahëve ndjenjat e fajit nëse i keni dhënë fund një marrëdhënieje që mendonit se nuk mund të vazhdonte. Përfitoni nga situata për të parë përreth. Beqarët do të jenë të hareshëm dhe simpatikë e do të bëjnë për vete njerëz të rinj. Mos fantazoni kot dhe jepini përparësi projekteve konkrete në punë!
DEMI:
Dorëzojuni emocioneve dhe përfitoni për ta jetuar plotësisht historinë tuaj. Përfshijeni partnerin në iniciativat tuaja dhe nxirrni në pah sharmin tuaj. Beqarët do të jetojnë aventura pikante dhe entuziazmuese. Ruani të njëjtën gjallëri dhe guxim që keni pasur kohët e fundit. Kini besim tek intuita juaj për të zgjidhur të papriturat.
BINJAKËT:
Përvishni mëngët dhe hidheni tutje pesimizmin. Një dashuri e re do të hyjë në jetën tuaj. Beqarët do të kenë shumë mëtues dhe mund të përfitojnë nga tranziti i planetit të dashurisë për të gjetur shpirtin binjak. Në punë angazhohuni maksimalisht nëse keni për qëllim të arrini objektiva të rëndësishme.
GAFORRJA:
Jeni të karikuar në nivelin maksimal përsa i përket jetës erotike dhe Venusi harmonik mund të sqarojë një lidhje dashuria që për pak po shkonte drejt fundit. Sot do të jetë një ditë e paharrueshme. Yjet paralajmërojnë momente magjike për beqarët. Në punë mos flini mbi dafina! Mundësi të rëndësishme që do t’ju çojnë drejt suksesit janë në mbërritje.
LUANI:
Një çështje familjare do të prishë ekuilibrin në raportin në çift. Por nëse jeni shumë të lidhur me partnerin/en gjithçka do të kalojë shumë shpejt. Beqarët do të jenë shumë pasionantë dhe planeti i dashurisë do t’i dhurojë shumë raste për të gjetur njeriun ideal. Jeni të gatshëm për të vënë në zbatim idetë tuaja në punë.
VIRGJËRESHA:
Xhelozia ndonjëherë ju bën shaka të këqija dhe ju prish humorin. Përpiquni të shtendoseni dhe të përfitoni nga situata argëtuese për të sqaruar idetë tuaja. Beqarët do të jenë të kujdesshëm dhe të mos ngatërrojnë miqësinë me dashurinë. Keni një ditë pozitive përpara. Lërini hapësirë intuitës që të mund të zgjidhni problemet.
PESHORJA:
Grindjet me partnerin/en janë të shpeshta si zakonisht, por sot do të mbizotërojë pasioni në raportin tuaj. Historia juaj e dashurisë do të vazhdojë mes grindjesh dhe përqafimesh. Periudhë e shkëlqyer për beqarët që janë në kërkim të dashurisë. Jini më të disponueshëm me kolegët! Vlerësoni format e reja të investimeve për të përfituar avantazhe ekonomike.
AKREPI:
Mos u grindni me partnerin për arsye të kota. Ndryshoni mënyrë sjelljeje nëse e keni për zemër partnerin/en. Venusi kapriçoz do t’i bëjë melankolikë beqarët. Ka ardhur momenti të përmirësoni jetën tuaj profesionale, falë mundësive që do t’ju ofrohen.
SHIGJETARI:
Sot do të jetë një ditë me lëvizje dhe disa keqkuptime me partnerin/en do t’ju bëjnë të vuani. Kushtojini vëmendje fjalëve tuaja, sepse mund të keqkuptohen. Beqarët mund të jetojnë emocione të papritura. Do të arrini të gjeni optimizmin në punë. Do të jeni aktivë dhe do të dini të mblidhni frytet e atyre që keni mbjellë.
BRICJAPI:
Jini të guximshëm dhe merreni ju iniciativën me partnerin/en. Mos lejoni që mungesa e dialogut të ndërtojë një mur mes jush. Beqarët do të nisin aventura të reja dhe do të jetojnë momente të lumtura. Detyra të reja në punë. Kolegët do t’ju kenë pak zili.
UJORI:
Nëse jeni në çift sot të rigjeni harmoninë dhe qetësinë. Kujdes nga ndonjë secret që mund të zbulohet papritmas. Beqarët do të jetojnë Aventura emocionuese me miqtë e zemrës dhe do të planifikojnë një udhëtim. Mos bini pre e provokimeve të një kolegu/eje. Bashkëpunoni për të arritur objektivat.
PESHQIT:
Nëse jeni ndarë së fundmi me partnerin, mund të përfitoni nga kjo periudhë për të nisur një lidhje të re. Beqarët do të lidhen shumë emocionalisht me një person të njohur së fundmi. Në punë mos kini frikë të propozoni idetë tuaja. Nëse jeni duke kërkuar punë, jeni në rrugë të mbarë.


Leave a Reply