30 Mënyra për të Nisur një Bashkëbisedim me Bashkëshortin/en
Një listë që do t’ju ndihmojë të bisedoni me bashkëshortin/en për një muaj të tërë.
Nga Tracey Eyster
Një shoqe më tha se kishte vështirësi të hapte biseda me bashkëshortin e saj. Kështu mendova, “A nuk do të ishte bukur sikur dikush të bënte një listë me ide bisedash të cilat mund të përdoreshin nga një burrë e një grua për një muaj të tërë”? Pastaj mendova, “Epo unë jam shkrimtare.”
Shpresoj që këto fillime bisedash do t’ju ndihmojnë!
1. Kujtimi më gallatë nga koha kur po njiheshim ishte kur …
2. Fëmijët tanë do tmerroheshin po ta merrnin vesh se ne …
3. Para se të largohemi nga kjo botë, shpresoj që këtu në tokë ne …
4. Më kujtohet kur kishe atë veshjen. Të kujtohet …
5. U trembe shumë kur …
6. Ishe shumë i/e lumtur kur …
7. Më kujtohet që mendoja se isha trim/e kur ishim të rinj sepse …
8. Gjithmonë kam dëshiruar sikur të mundesha të …
9. Sikur të mund të zgjidhja cilin person të dëshiroja për të biseduar do të zgjidhja …
10. Sa do të doja të kisha mësuar të …
11. Imagjinoj veten tonë kur të jemi plakur, jemi duke pirë kafe dhe ti që thua, “Sa keq, asnjëherë nuk …”
12. Sikur të mund të kaloja 24 orë me ty duke bërë çfarë të donim, do të zgjdhja të …
13. Më pëlqen shumë kur më drejtohesh mua me fjalën …
14. Kënga që më bën të mendoj për ty është …
15. Kujtimi më i bukur i viteve tona të para ishte kur …
16. Kujtimi më i bukur nga dasma jonë ishte kur …
17. Nevoja më e madhe për mua si grua tani është të …
18. Nevoja më e madhe për mua si burrë tani është të …
19. Po të kisha mundësi të kisha një super fuqi/aftësi, do të ishte …
20. Po të kisha mundësi të haja çfarë të doja pa më ndikuar shëndetin, do të haja shumë …
21. Po të mund të zgjidhja një periudhë tjetër kur mund të jetoja, do të zgjidhja …
22. Unë qesh sa herë të kujtoj ty që …
23. Do të më pëlqente shumë sikur të lexonim së bashku me zë librin …
24. Sikur ne të dy të luanim muzikë në një grup, vegla muzikore që do të dëshiroja t’i bija është …
25. Sikur të ktheheshim prapa, mënyra si do të të propozoja do të ishte duke …
26. Udhëtimi më i bukur me rastin e përvjetorit do të ishte sikur të shkonim në …
27. Fotografia më e bukur e jona mendoj se është ajo ku …
28. A e dije që kam shumë frikë kur …
29. Kur ramë në dashuri, gjëja që më pëlqentë më shumë nga ti ishte …
30. Unë e ndjej më shumë që ti më do kur ti …


Leave a Reply