Ja cilat janë disa nga përdorimet më të mira të këtij produkti:
Përdorimi i saj si tonifikues për fytyrën, deri tek rënia në peshë dhe zbardhja e dhëmbëve. Ndihmon me tretjen:
– Përzieni 2 lugë çaji uthull molle me ujë dhe 1 lugë gjelle xhenxhefil të freskët për të lehtësuar tretjen dhe probleme të tjera me stomakun (acidin refluks, kapsllëkun, të përzierat etj).
Për të ndalur lemzën: Uthulla e mollës ka një shije aq ë fortë sa shumë njerëz thonë se ajo mund të ndalojë menjëherë lemzën.
Largoni erën e keqe nga goja:
– Bëni gargare me një lugë çaji uthull molle të holluar në ujë për 10 sekonda për të larguar erën e keqe nga goja.
Për t’u dhënë shkëlqim flokëve
– I spërkatni pak flokët me uthull molle para se t’i lani me shampo në mënyrë që t’u jepni më shkëlqim.
Për të zbardhur dhëmbët:
– Gargare me uthull molle dhe ujë çdo mëngjes është mënyra perfekte për të hequr njollat nga dhëmbët dhe pastruar mishrat e dhëmbëve në mënyrë natyrale.
Në gatime të ndryshme:
– Mund ta përdorni uthullën e mollës në sallatë ose për të marinar biftekun.
Për të luftuar njollat në fytyrë:
– Uthulla e mollës ka veti antibakteriale, prandaj përdoret si tonifikues për lëkurën, për të mbajtur të balancuar nivelet e pehashit dhe mbrojtur atë. Profesionistët e bukurisë e rekomandojnë uthullën e mollës si një pastrues natyral për fytyrën, për heqjen e njollave dhe hapjen e poreve. Mund të hidhni pak uthull molle kur laheni në vaskë që të largoni toksinat nga lëkura.


Leave a Reply