Është e famshme dhe e suksesshme dhe rrjedhimisht ka një vëmendje absolute nga publiku dhe mediat rozë. Thashethemet për Enca Haxhiajn gjatë viteve të fundit kanë qenë nga më të ndryshmet, nisur që nga lidhjet e saj, akuzat se është lesbike, përdoruese droge dhe madje edhe foto skandaloze të publikuara.
Por sa nga këto janë të vërteta? Enca rrëfen gjithçka në “Xing me Ermalin”, duke shpjeguar se çfarë dini gabim për të.
“Nuk janë të gjitha të vërteta ato që thuhen për mua. Këto çështjet e drogërave nuk janë të vërteta, edhe atë të lesbicizmit nuk janë të vërteta. Çështja e atyre fotove të këqija, as ato nuk janë të vërteta”, shprehet Enca.
Më tej ajo ka pohuar se, “Jam e vetëdijshme që jam përdorur si objekt për të bërë lekë”.
FOTO/ Enca Haxhiaj: ‘Gjëja më e tmerrshme në jetë? Nudo në skenë’

Artistët përballen me situata të vështira gjatë koncerteve të tyre dhe incidentet janë të shpeshta. Por për Enca Haxhiajn, të rrëzohesh në skenë nuk është asgjë krahasuar me atë që i ka ndodhur asaj.
Këngëtarja ka treguar një incident me garderobën, i cili e ka nxjerrë nudo në pjesën e poshtme të trupit, një situatë që ajo e quan të tmerrshme.
“Një nga situatat më të sikletshme në jetë ka lidhje me garderobën nëpër koncerte. Këtë verë kam qenë në koncert në Gjilan dhe veshja ishte një body. Meqë ai ishte i vogël dhe i ngushtë nuk mund të vishja të brendshme. Pjesën e mbylljes body e ka poshtë.
Sipër tij kisha veshur një xhaketë të gjatë. Një moment, përpara se të hipja në skenë, duke takuar një fanse të vogël po zgjatesha dhe ndjeva një krrçc… Body u hap. Nëse do më kishte ndodhur në skenë do ishte gjëja më e tmerrshme që do më ndodhte në jetë”, shpjegoi këngëtarja.
FOTOT/ Një djalë propozon Enca Haxhiajn live në ‘Xing me Ermalin’

Përflitet shpesh për romancat e saj hipotetike, por Enca Haxhiaj nuk ka folur kurrë për ndonjë mashkull konkret. Këngëtarja është deklaruar gjithmonë “single”, fakt që e ka konfirmuar edhe gjatë intervistës me Ermal Mamaqin në “Xing me Ermalin.
“Jam shumë single”, thotë Enca, e cila thekson se është e zonja e vetes. Këtë moment e ka shfrytëzuar një djalë nga publiku, i cili nuk ka nguruar ta propozojë “live” këngëtaren.
Ai quhet Arnold dhe pasi tregoi muskujt i kërkoi Encës që të pinin kafe bashkë. “Unë pi kafe vetëm me djem që ma sjellin nga qielli”, ka thënë Enca dhe sigurisht Arnoldi nuk nguroi që ta plotësonte edhe këtë dëshirë të saj.
Ai zbriti nga qielli së bashku me kafet, e sigurisht Enca nuk mund të refuzonte më. Enca zgjodhi t’i pinte vetëm kafet, ndërsa Arnoldi fitoi një puthje prej saj.
FOTO/ Enca është dakort me propozimin e Ermalit: ‘Për sa kohë nuk më duhet të dal lakuriq…

Mbrëmjen e sotme, e ftuar në programin ‘Xing me Ermalin’ ka qënë këngëtarja Enca e cila ka marrë një propozim për bashkëpunim nga moderatori i programit, Ermal Mamaqi. Ky i fundit, siç dihet, përveçse moderator, këngëtar, aktor etj ëshët edhe producent filmash ku mund ët përmendim atë ‘Femrat’ një supersukses i disa viteve më parë. Aktorja e njohur Enxhi Cuku, u katapultua në kinematografi pikërisht nga ky film.
‘Kam ndërmend të bëj një film artistik. Po të pyes publikisht a do të pranoje të merrje pjesë në të e të kishe një rol?’ e pyeti moderatori këngëtaren.
“Në të mirë e në të keq, për sa kohë nuk do të më duhet të dal lakuriq, sigurisht që pranoj”, tha Enca duke shtuar që aktrimi është pasioni i saj më i madh pas këngës.
Syri .net


Leave a Reply