Nga Kastriot DERVISHI* –
Në vitin 1944 Enver Hoxha erdhi në pushtet në aleancë të plotë të elementin kriminal të vendit. Ekipin qeverisës e quajti “qeveri demokratike”. Të veçanta për këtë kohë janë:
-Vjedhjet cilësoheshin “reforma”.
-Krimet quheshin vendosje e “drejtësisë popullore”.
Regjimi propagandonte me të madhe se e ardhmja e vendit ishte te efikasiteti i madh i makinës së diktaturës, d.m.th. në dënimin sa më të madh që u duhej dhënë kundërshtarëve të menduar politikë.
Pjesë e kësaj propagande është edhe kjo foto e bërë në Berat në vitin 1945. “Armiqtë e popullit” janë nxjerrë para popullit në mënyrë që ky t’i përbuzë sa më shumë. I ziu popull, i rrejtur dhe i molepsur shihte me urrejtje “armiqtë”, madje i pështynte ato. Në jo pak raste bërtiste i kënaqur “kriminelët në litar”, etj.
Populli shqiptar i atyre viteve, e mendonte të ardhmen e vet pikërisht te “reformat” dhe “drejtësia popullore”. Në fund, e pa veten në një varfëri të përmasave afrikane.
*Ish-drejtor i arkivit te MPB-se.
Beratinews.com


Leave a Reply