Te dashur, ne pjesmarjen tuaj ne meshen e nates se vigjiles se Pashkeve sikgurisht s ekeni pare disa simbole, te cilat zene nje vend te vecant ne Meshen shenjte, dhe do te kesh pyetur veteveten: pse ndizet dhe bekohet zjarri ne obbor te Kishes? Pse perdoret dhe ndizet nje qiri jashtezakonisht im adh? Pse bekohet uji dhe sterpiken te gjithe me te?
Ne pika shum te shkurta do te mundohemi per ti dhene nje shpjegim, ne menyr qe kur te shkoni ne Meshe dhe te shihni keto si mbole, te keni nje njohuri sadopak te vogel ne lidhje ,e keto simbole.
ZJARRI
Zjarri konsiderohet njeri nder simbolet kryesore te liturgjise se krishtere, eshte shprehja me e m adhe e ngadhenjimit te dirtes mbi erresiren, e ngrohtesise mbi ftohtesin, e jetes mbi vdekjen.
Ne javen e madhe, pikerisht ne et Shtunen e madhe, ky simbol arrin ngritjen me te madhe liturgjike ne ritin e bekimit te zjarrit.
ne naten e Pashkeve, ky zjarr ndizet perjashta Kishes, dhe reth tij bashkohen te gjithe besimtaret ne krye me meshtarin me qirinje te pandezur ne dore dhe nga zjarri i bekuar merret flaka dhe ndizet qiriu i Pashkeve, simboli i Krishtit te ringjallur, dhe nga flaka e qiriut te Pashkeve ndizen te gjithe qirinjet e vegjel, qe done te thote se nga Krishti i ringjallur te gjithe ne marrim dhe pranojm jeten – ringjalljen.
QIRIU
Qiriu i Pashkeve eshte simboli i Jezu Krishtit, drita e vertet qe shndrit cdo njeri.
Ndezja eketij qiriu paraqet ringjalljen e Jezu Krishtit, jeten e re qe cdo besimtar e fiton nga Jezu Krishti dhe fale drites se Tij ne shkeputemi nga erresira dhe kalojm ne mbreterin e engjejve dhe shenjterve.
Pas ndezjes se qiriut me zjarrin e ri, behet procesioni m,e qirinje te ndezur, ne drejtim te Kishes.
Ky procesion me besimtaret simbolizon popullin e ri te Zotit qe e ndjek Krishtin e ringjallur, driten e botes.
UJI
Uji eshte elementi qe mundeson dhe pastron jeten, permes ujit kryhet apo behet sakramenti i pagezimit.
Nata e Pashkeve ne te kaluaren ishte i vetmi moment qe gjate vitit administrohej sakramenti i pagzimit, ndersa tashti eshte Nata ne et cilen ne menyre te vecant perkujtojm dhe ripertrijm premtimet e pagzimit, eshte momenti ne te cilin besimtari behet pjese e ringjalljes se Krishtit, qe paraqet kalimin nga vdekja ne jete.
VEZA E PASHKEVE
Ne fakt, veza per formen dhe substancen e saj shume te vecant qe mban ne vetvete ka pasur gjithmon nje rol shum te rensishem dhe nje domethenie te madhe, eshte definuar si: simboli i jetes, simboli i misterit.
Qysh ne kohet e lashta vete toka ishte konsideruar si dy pjes te te vetmes veze te ndare ne dy pjes, dhe vezet ishin simboli i kthimit te jetes.
Thuhet se edhe greket, kinezet dhe persianet i shkembenin vezet si dhurat per festat e Pranveres, e njejta gje behej edhe te egjiptjanet, te cilet shkembenin mes vete vezet e ngjyrosura si urim per fillimin e “Vitit te Ri” qe ateher ishte i bazuar ne baze te stineve te vitit.
Vezet konsideroheshin edhe si simbol i frytshmerise, pothuajse gati si nje magji, per arsye te lindjes te nje qenie te gjalle nga nje subjekt keshtu i vecant, qe ne ate kohe ishte e pashpjegueshme.
Ne kohet e lashta vezet konsideroheshin edhe si subjekt qe kishin ne vete nje fuqi te vecant dhe ishte praktik te viheshin nen themelet e shtepis per ta ruajtur ate nga cdo e keqe.
Eshte shum interesante se edhe grate shtaezena mbanin afer krahrorit te vete nje veze dhe keshtu zbulonin se a eshte djal apo vajz femija qe duhet lindur.
Dometheniet e shumta dhe te ndryshme qe kishte veza para kohes se re, me ardhjen e krishterimit, veza, behet simbol i ringjalles, por jo me i n atyres, por i vete njeriut, i ringjelles se Jezu Krishtit: sikur nje zog del i gjalle nga veza keshtu Jezusi del i fjall nga varri.
Vezet e ngjyrosura me ngjyra te ndryshme paraqesin ngjyrat e pranveres dhe driten e diellit; ndersa ato te ngjyrosura me ngjyr te kuqe simbolizojn gjakun e Krishtit i cili derdhet dhe dhuron jeten te gjithe atyre qe besojn ne et.
Shkembimi i vezeve te ngjyrosura, qe eshte praktik te behet ne festat e Pashkeve, paraqet gezimin qe na dhuron ringjallja e Jezu Krishtit, gezim ne te cilin jemi te ftuar te bashkendajm me et gjithe miqt dhe dashamiret.
http://www.malesiaforum.com


Leave a Reply