JAVA E MADHE APO JAVA SHENJTE
Ngjarja esencore e kohës së shenjt të Kreshmeve është Java e Madhe apo Java Shenjte, e cila fillon të Dielën e Larit, ku Kisha dhe ne përkujtojmë hyrjen kremtore të Krishtit në Jerusalem.
Tre ditët e Mëdha të Shenjta „Triduum Sacrum“ janë ditët e para t´kremtimit të Misterit të Pashkëvë. Çka përkujtojmë dhe çka simbolizojnë këto tre ditë? Për tu përgjigjur sa më mirë më parë duhet të mbështetemi e të besojmë në Shkrimin Shenjt se çka na flet dhe çka Zoti na porositë.
E DIELA E LARIT
Ja, sot përkujtojmë dhe kremtojmë një ditë të madhe me mbarë kishën shenjte, e cila në etimologjinë kishtare quhet e «Diela e Larit», apo në gjuhën e popullit quhet edhe e «Diela e Luleve», një e kremte e cila na mundëson ta përjetojmë dhe ta përkujtojmë hyrjen kremtore mesianike të Jezu Krishtit si Mbret në Jerusalem. Kjo është si një shenjë e mbretërisë së tij hyjnore dhe për këtë arsye populli, i cili brohoriste pati të drejtë të brohorisë, të gëzohet, të galdoj, sepse e diti dhe besoi në mesianitetin e Jezu Krishtit, dhe se ai me të vërtetë është Mesia, Shëlbuesi e mbarë njerëzimit. «Hosana Birit të Davidit! Bekuar qoftë ai që vjenë në Emër të Zotit! Hosana në qiejtë më të lartat!»
Besëlidhja e Re nëpërmes ungjijve na lajmëron se si Jezusi, Mbret, po vjen tek ne i butë, kalorës mbi një gomar e mbi gaç. Këtu e vërejmë përvujtërinë e Birit të Zotit. Ai tregoi në këtë menyrë se ishte i dërguar prej Zotit.
Populli pau në të, të ardhurin Mesi, mrekullibërësin, Shëlbuesin. Këta atij i brohoritën, ia shtruan petkat e veta gjatë rrugës e të tjerët po thenin degë lisash dhe i qitnin rrugës. Këta menduan se Mesia ka ardhur dhe do t’ua dhuron një mbretëri botërore, por ata nuk e dinin, apo nuk e kuptuan që «mbretëria e tij është mbretëri hyjnore».
Populli në Jerusalem e priti atë si një çlirues politik. Por, mos të harrojmë se këta mu të njëjtit njerëz, jo, më shumë se disa ditë më vonë bërtitnin me zë të lartë para Pilatit duke kërkuar prej tij, këtë tradhëtar, që ta kryqëzon dhe në këtë mënyrë t’ua liron Barabën. Bërtitnin gjithnjë më të madhe: «Kryqëzoje, kryqëzoje»! «Jo, këtë, por Barabën»!. Mbi mundimet e Jezu Krishtit mund të lexojmë dhe të meditojmë te Mateu, Marku, Luka dhe te Gjoni ungjilltar.
Të dashur besimtar, kjo Javë e Madhe na mundëson që të shikojmë në «Triditshin e shenjt» dhe në këtë mënyrë të hymë në misterin e mundimeve të tija dhe në misterin e Ringjalljes së Zotërisë. Me këtë të kremte e fillojmë Javën e Madhe, Javën e shenjt. Kemi ndëgjuar mundimet e Zotit tonë Jezu Krishtit, të cilat në liturgji quhen «Passion» dhe këtë ngjarje liturgjia na e paraqet para syve si një lloj drame, por me një kuptim të gjërë të prekshëm shpirtëror.
Ishte e nevojshme, që Jezusi për ne ta pranoi vdekjen, që ai të mundohet dhe kështu të vdesë në drurin e kryqit, dhe pas tri ditëve në varr, ai u ngjall dhe triumfoi.
Në jetën tonë të përditshme do ti takojmë edhe ne këto të njëjtat përvoja. Prej njerëzve i pranojmë të gjitha, na pranojnë, jemi të mirëpritur, kjo është një gjë shumë e mirë deri sa kjo të mbahet, në kërkim të vullnesës së Zotit. Por, për përkryerjen e kësaj vullnese të Zotit duhet të jemi edhe ne të përgatitur që torturat dhe fshamjet t’i pranojmë si Jezusi, duke i falur armiqët: «Fali, o Atë, se nuk dijnë ç’bëjnë».
Kjo javë është një javë më me kremtore dhe përkujtimore në jeton tonë shpirtërore, javë më kryesorja gjatë kohës liturgjike. Në këtë ditë do të bekohen rremat, të cilat besimtarët i sjellin për t’i bekuar. Andaj, do të lexohet, apo do të këndohet ungjilli, pas ungjillit do të mbahet një homili e shkurtë dhe atëherë do të jetë procesioni në kishë. Pasi që të hyj meshtari kishë me besimtarët, pastaj fillon rendi i meshës rëndomtë. Andaj fillon shërbesa e fjalës: leximet dhe mundimet e Zotit tonë Jezu Krishtit. Në këtë të dielë nuk mbahet predikimi, por ndoshta vetëm një mendim apo meditim i shkurtër.
Ta pranojmë edhe ne Jezusin si Mesi dhe të jetojmë me të. T’i brohorisim atij për çdo ditë duke e pranuar mbretërinë e tij në jetën time, në familjet tona, në famullitë tona dhe në ipeshkvitë tona. Prandaj, duke hyrë në këtë Javë të madhe të mundohemi që të rikthehemi ka Zoti me fe dhe shpresë të gjallë, që Jezu Krishti me flijimin e vet ia dhuroi botës mbarë shëlbimin.
Ne e kemi shpresën në Zotin, e cila është e pashkatërruar, sepse qyshë në pagëzimin tonë jemi varrosur dhe ringjallur me Jezu Krishtin, jemi veshur me Krishtin dhe kemi pranuar dritën e tij e cila nuk do të shuhet kurrë, por do të na shëndrisë gjithmonë në jetën tonë, sepse vet Krishti është Drita e botës.
Këtë duhet ta tregojmë me anë të jetës sonë me fuqi të fesë. Ai, i cili veprën e mirë e filloi do ta përkryen në lumturi. Dashuria e Jezusit ndaj nesh është më e fuqishme se vdekja! Ta kalojmë këtë javë duke besuar në Jezusin, në mundimet e tija dhe në ringjalljen e tij!
E ENJTA E MADHE
Kjo ditë i ka dy kremtime liturgjike ku kremtohen dy Meshë: Meshën e Bagmit (para dite), të cilën e bashkëkremton ipeshkvi i Dioqezës me meshtarët e vet, shugurohen Vajërat e Shenjta. Këtu bëhet edhe dëshmimi i jashtëm i bashkësisë së meshtarëve me ipeshkvin. Mesha e Darkës së Mbrame të Zotit tonë Jezu Krishtit (pas dite). Thelbi kryesor i kësaj dite është përkujtimi i themelimit të Euharistisë dhe themelimi i rendit të Meshtarisë. Jezusi e jep edhe një urdhër të ri: “që ta duam njëri-tjetrinâ€. “Doni njëri-tjetrin! Sikurse unë ju desha ju, doni edhe ju njëri-tjetrin! Nëse e doni njëri-tjetrin, të gjithë do t´ju njohin se jeni nxënësit e mi“ (Gjn 13,34-35).
Përmbajtja e kremtimit:
Jezu Krishti me nxënësit e vetë i feston Pashkët e Hebrenjëve. Kjo festë e madhe përkujton Daljen e popullit të zgjedhur të Israelit prej tokës së Egjiptit. Ky përkujtim është festuar në Tempël në Jerusalem (flijimi i kafshëve), por edhe në çdo familje Izraelase (Krhs. Dal 12-13).
Darka e Pashkëve (Krhs. Mt 26.17-29): Nxënësit e Jezusit e përgaditën Darkën e Pashkëve. Jezu Krishti në këtë rast vetën e quan Rabbi – Mësues, sepse, në të vërtetë ai edhe është. Ai tha: Koha ime është ngjat! Ai u ulë më të Dymbëdhjetët, ndërsa ata po hanin u tha: „njëri prej jush do të më tradhtojë, ai i cili ha së bashku me mua në pjatë. Po, Biri i njeriut patjetër po shkonë sikurse është në Shkrimin shenjt. Tradhtari do të mallkohet“. Nxënësit e Jezusit janë mbledhur me pikëllim, sepse kjo darkë e Pashkëve është një darkë ndarjeje. Koha e Jezusit është ngjat.
Jezu Krishti, në këtë darkë të Pashkëve themeloi, siç thamë më lartë, dy Sakramente dhe na dhuroi një urdhër të ri që ta duam njëri tjetrin.
U themelua sakramenti i Eukaristisë dhe ai i rendit të Meshtarisë. Ndërsa ata po hanin, Ai mori bukën i dha lavdi Hyjit, e theu ua dha nxënësve të vet e tha: “Merrni e hani: ky është korpi im“! Pastaj mori kelkun, u falënderua ua dha e tha: “Pini prej tij gjithë, sepse ky është gjaku im-gjaku i Besëlidhjes që do të derdhet për të gjithë në shpërblim të mëkatëve“. „Bëni këtë nëpër kujtimin tim“. Qe, katër tekstet e BR mbi themelimin e Eukaristisë: Mt 26.26-29; Mk 14.22-25; Lk 22.15-20; 1 Kor 11,23. Prezenca e Jezu Krishtit zbatohet në Eukaristi kështu që me fjalët e konsekracionit, substanca e bukës kalon në Korp kurse substanca e verës në Gjakun e Tij. Këtë shëndrrim prej bukës e verës në Korp e Gjak të Zotit tonë Jezu Krishtit e quajmë, si na mëson shën Toma i Akvinit- Transsubstanciacion.
E PREMTJA E MADHE – MUNDIMET DHE VDEKJA E JEZU KRISHTIT
Jezu Krishti në të vërtetë është i vdekur! Ai gjindet në një varr të ri, ku deri atëherë nuk ishte varrosur askush. Për vdekjen e vërtetë të Krishtit na shkruajnë katër Ungjijtë. Si dëshmitar për vdekjen e Tij mund të themi se janë: centurioni i cili tha: „Me të vërtetë ky paska qenë Biri i Hyjit!“ Mandej ushtarët, Nëna e Jezusit, Gjoni apostull, gratë e divotshme, Jozefi prej Arimatejet dhe Nikodemi, të cilët i dhanë nderimin e fundit trupit të Jezu Krishtit, Pilati, i cili e dha lejën për varrimin e trupit të Tij, kur dëgjoi se kishte vdekur: Urretja e Hebrenjëve është argumenti më i madh për vdekjen e Jezusit. Të njëjtit këta hebrenj janë të bindur që Jezusi ka vdekur, sepse ata kërkuan rojën për të ruajtur varrin.
E Premtja e Madhe nuk është kremtim pikëllimi (zie) në kuptimin e Salanikimeve, por kjo është një festë, kremtim i fitores së Jezusit mbi vdekjen e tin në kryq, “se me kryqin tënd të shenjtë shpërbleve botën mbarë“. Ta duam kryqin sepse në të është shpëtimi dhe jeta! Të Premten e Madhe Kisha përkujton mundimet dhe vdekjen e Jezu Krishtit në mal të Kalvarit. Me adhurimin e Kryqit, ne besimtarët, e tregojmë fenë e gjallë, dashurinë ndaj Jezusit por edhe përgatitjen tonë shpirtërore, që të vdesim edhe ne në emër të Jezu Krishtit d.m.th me martirizim.
Pasi që, me mundime lajmërohet vdekja si mjet shëlbimi, ne besimtarët, kryqin e adhurojmë si shenjë fitoreje. Jezu Krishti është i vënë dhe i gozhduar në kryq. Ai prej kryqit në ato mundime shumë të rënda i tha shtatë fjalë para se të jepte shpirt:
1. „Fali, o Atë, se nuk dinë ç´bëjnë!“ (Lk 23,34).
2. „Për të vërtetë po të them: sot do të jesh me mua në parriz“ (Lk 23,43).
3. „Grua, qe, yt bir! – Qe, Nëna jote!“ (Gjn 19.26-27).
4. „Eli, Eli! Lema sabakthani? – Hyji im, Hyji im! Përse hoqe dorë prej meje!“ (Mt 27,46; Mk 15,35 =Ps 22,2).
5. „Kam etje!“ (Gjn 19,28).
6. „Gjithçka u krye!“ (Gjn 19,30).
7. „O Atë: në duart e tua po e dorëzoj shpirtin tim!“ (Lk 23,46).
Si i tha këto, dha shpirt. Vdekja e Jezusit është burimi i jetës sonë; ne me vdekjen e Tij e rifilluam jetën tonë. Sa ngushëlluese janë fjalët e tua, o Zot: “Unë jam Ringjallja dhe Jeta: kush besonë në mua, edhe nëse vdes, do të jetojë!“ (Gjn 11,25).
E SHTUNJA E MADHE – NATA E PASHKËVE
E Shtunja e Madhe është një ditë e qetë, pa kremtim liturgjik. Në këtë ditë bëhet bekimi i bukës së Pashkëve sipas tradicionit. Kremtimi i Natës së Pashkëve përbëhet prej katër pjesëve:
Pjesa e I.: Kremtimi i Dritës: Besimtarët janë të mbledhur pranë zjarrit; bëhet bekimi i zjarrit; hyrja në kishë (procesion) me qiriun e Pashkëve. Meshtari ose Xhakoni paralajmëron lajmin e gëzueshëm të Pashkëve: “Qe, Drita e Krishtit!-Falënderojmë Zotin“; Lumturia e Pashkëve (Exsultet). Kjo Natë simbolizon natën e rojës: në këtë Natë është ngjallur prej së vdekuri Jezu Krishti. Për këtë arsye Kisha, këtë Natë e mbanë si Natë të Shenjt, ajo i thërret bijat e bijtë e vet, kudo që ata gjinden, që të rrinë të zgjuar në lutje e në uratë.
Pjesa e II.: Shërbesa e Fjalës: Në këtë Natë janë të parapara nëntë lexime për tu lexuar, shtatë prej BV kurse dy prej BR (Rom 6.3-11) dhe Ungjilli Shenjt sipas Mateut Mt 28.1-10). Pra, mund të ketë edhe lëshime, nuk është e obligueshme që të lexohen të gjitha këto lexime, mund të ulet numri i leximeve; psh. pesë të BV e dy të BR. Vetëm leximi mbi kalimin e detit të Kuq nuk guxon pa u lexuar. Pas çdo leximi është edhe një Psalm e atëherë edhe një lutje prej Mesharit Romak; Lumturia; Aleluja; Leximi; Ungjilli; Pretku.
Pjesa e III.: Riti i Pagëzimit; bekimi i ujit; ripërtëritja e fesë; pagëzime dhe krezmime nëse është ndonjë kandidat.
Pjesa e IV.: Euharistia: si rëndomtë!
Në fillim të Liturgjisë Shenjte i kemi dy faza: fazën e pikëllimit dhe atë të gëzimit. Shërbesa e fjalës bënë pjesë në fazën e pikëllimit. Pasi të këndohet Lumturia e deri në mbarim të Meshës është faza e gëzimit apo e lumturisë. Pra, Jezu Krishti kaloi, nëpër mundime, prej vdekjes në jetë; ai na hapi zemrat tona, që të besojmë në Ringjalljën e tij. Kjo është një rrugë në të cilën edhe ne kishim mundur të kalojmë, pra, prej vdekjes në jetë (Shën Augustini).
Kështu është bërë kjo e njohur, Pashkët si simbol kalimi apo shëndërrimi: prej territ në dritë, prej pikëllimit në gëzim, prej urretjes në paqë dhe, më në fund, prej vdekjes në jetë. Bashkësitë tona të krishtera shkojnë së bashku me Krishtin prej vdekjes në jetë-në Ringjalljen e tij.
Jezu Krishti në të vërtetë është ngjallur! Këtë përsëri e verifikojnë Ungjilltarët. Tri ditë pas vdekjes ai u dëftua i gjallë. Këtë na tregojnë edhe ushtarët të cilët ishin në rojë te varri. Ai iu dëftua Magdalenës, Marisë, nxënësve. Ne e festojmë Ngjalljen e Krishtit si përkujtim, sepse kjo tash po ndodh. Prej së kaluarës rrjedh premtimi dhe e vërteta. Nëse, ne prej Ngjalljes së tij në jetën tonë, në mbrendinë, asgjë nuk ndiejmë, atëherë ndoshta na ngushllon kjo Ditë e Madhe e Pashkëve, sot këtë duke e festuar. „Pse e kërkoni të Gjallin ndër të vdekur? Ai s´është këtu! U ngjall…“(Lk 24.5-6).
PASHKËT – FESTË E TË GJITHA FESTAVE
Pashkët janë një ngjarje e një misteri hyjnor. Misteri i ngjalljes së Krishtit na siguron neve, që prej vdekjes është jeta, prej pikëllimit gëzimi, kështu u bë dhe u fillua një fillim i një jete të re. Koha e jonë, rruga e jetës sonë vrapon ndërmjet ngjalljes së Jezusit dhe zbulesës së fuqisë së tij. Ne shikojmë në dritën dhe me syrin e fesë dhe me syrin e zemrës.
Pashkët janë një fitore mbi vdekjen! Pashkët janë një perspektivë e ardhmërisë për mbarë njerëzimin. Jezusi jeton! Ai u mundua dhe e përjetoi vdekjen në kryq, por ai u ngjall dhe jeton, është në mesin tonë: me ty, me mua, me ne të gjithë. Si i Kryqëzuar e si i Ringjallur u bë dhe bëhet Shëlbues i të gjithë njërëzimit. Bashkësitë tona të krishtera shkojnë së bashku me Krishtin prej vdekjes në jetë-në Ringjalljen e tij. Jezusi tha: “Unë jam Ringjallja dhe Jeta: kush beson në mua, edhe nëse vdes, do të jetoj. Edhe kush jeton edhe beson në mua, nuk do të vdesë kurrë“ (Gj 11.25-26).
Besojma e madhe e Niceo-Konstantinopolit, të cilën e lusim për çdo të diele e festa të mëdha, dëshmon, se Biri i Zotit prej dashurisë së madhe “… u bë njeri. Dhe u kryqëzua për ne nën Poncin Pilat; pësoi dhe u vorros, dhe u ngjall të tretën ditë sipas Shkrimeve, e u ngrit në qiell dhe rri në të djathtën e Atit …â€
Këto fjalë të Besojmës e theksojnë misterin qendror të besimit krishterë. Pashkët, festa e ngjalljes së Jezu Krishtit është festa më e vjetra dhe më e larta e të gjitha festave krishtere. Sipas një fjale të shën Gregorit të Nisës (+ 390), ipeshkëv: “Kjo festë i kapërcenë, i tejkalonë të gjitha të tjerat ditët festive, sikur që shkëlqimi apo ndriçimi i diellit i rrezon të gjithë yjetâ€.
Pashkët sa i përket kremtimit janë gjithmonë të levizshme. E “Diela e Pashkëve†kremtohet gjithmonë në të dielën e parë pas të hënës së parë të plotë në pranverë. Pra, mund të bie gjithmonë mes 22 marsit dhe 25 prillit. Sipas terminit festiv të Pashkëve, edhe termini bie për të mërkurën e përhime (mes 4 shkurtit dhe 10 marsit), për ngritjen e Krishtit në qiel (40 ditë pas Pashkëve), për Rrëshajë (50 ditë pas Pashkëve) dhe për ditën e Korpit të Krishtit (61 ditë pas Pashkëve).
â—Š PASHKËT JANË NJË FESTË E NGJALLJES SË KRISHTIT!
Kjo ngjarje është një mister i Zotit. Misteri i ngjalljes së Krishtit neve na siguron, që prej vdekjes është jeta, prej pikëllimit gëzimi, prej errësirës drita, kështu u bë dhe u fillua një fillim i ri i një jete të re me të Ringjallurin. Filloi një epokë e re për tërë njerëzimin. Koha e jonë, rruga e jetës sonë vrapon ndërmjet ngjalljes së Jezusit dhe zbulesës së fuqisë së tij hyjnore. Ne shikojmë në dritën dhe me syrin e fesë dhe me syrin e zemrës të hapur dhe me besim të plotë për këtë ngjarje shëlbimprurëse për ne, pra për sëlbimin tonë. Pashkët janë një fitore, një triumf mbi vdekjen e mëkatin! Pashkët janë një perspektivë e ardhmërisë për mbarë njerëzimin. Jezusi jeton!
Ai u mundua dhe e përjetoi vdekjen në kryq, por ai u ngjall dhe jeton, është në mesin tonë: me ty, me mua, me ne të gjithë. Si i Kryqëzuar, e si i Ringjallur u bë dhe bëhet Shëlbues i të tërë njërëzimit. Pa besim në të Ringjallurin, pa kremtim të ngjalljes së Krishtit, pa kremtimin e Pashkëve nuk mund ta kremtojmë asnjë festë. Pashkët janë festë e të gjitha festave!
Pashkët janë një perspektivë ardhmërie. Lajmi i Pashkëve është: rrugë e interpretimit dhe e besimit, pra të kuptosh, për të besuar dhe të besosh, për të kuptuar! Kur mendojmë mbi ngjalljen e Krishtit, atëherë Pashkët janë:
â—Š FESTË E JETËS: sepse Jezu Krishti kthehet prej vdekjes në jetë, që edhe ne të kemi jetë. Ai bëhët jetë – dhënës dhe garantues për jetën e pasosur. Kjo jetë që na dhuron neve është jetë e të Ringjallurit duke kaluar prej vdekjes në ringjallje. Jezusi thotë: “Unë jam Ringjallja dhe Jeta: kush beson në mua, edhe nëse vdes, do të jetojë. Edhe kush jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë†(Gjn 11 11,25-26). Kjo është një vepër hyjnore! Jezu Krishti është ringjallur dhe lajmi i tij është gjithmonë i gjallë, sepse ai jeton është në mesin tonë. Pashkët do të thotë: nëpërmes Krishtit erdhi shpresa e re, drita e re dhe jeta e re në botë. Jeta prej Zotit është më e fortë se vdekja!
â—Š FESTË E PAQËS: sepse fjalët e para të të Ringjallurit ishin fjalët e paqës, duke i përshëndetur nxënësit e vet me „Paqa qoftë me ju!“. O Zot, Jezu Krisht
PASHKËT
FESTË E TË GJITHA FESTAVE
L 1: Vap 10,34a.37-43; L 2: Kol 3,1-4 (ose: 1 Kor 5,6b-8); Ungjilli: Gjn 20,1-18
Pashkët janë një ngjarje e një misteri hyjnor. Misteri i ngjalljes së Krishtit na siguron neve, që prej vdekjes është jeta, prej pikëllimit gëzimi, kështu u bë dhe u fillua një fillim i një jete të re. Koha e jonë, rruga e jetës sonë vrapon ndërmjet ngjalljes së Jezusit dhe zbulesës së fuqisë së tij. Ne shikojmë në dritën dhe me syrin e fesë dhe me syrin e zemrës.
Pashkët janë një fitore mbi vdekjen! Pashkët janë një perspektivë e ardhmërisë për mbarë njerëzimin. Jezusi jeton! Ai u mundua dhe e përjetoi vdekjen në kryq, por ai u ngjall dhe jeton, është në mesin tonë: me ty, me mua, me ne të gjithë. Si i Kryqëzuar e si i Ringjallur u bë dhe bëhet Shëlbues i të gjithë njërëzimit. Bashkësitë tona të krishtera shkojnë së bashku me Krishtin prej vdekjes në jetë-në Ringjalljen e tij. Jezusi tha: “Unë jam Ringjallja dhe Jeta: kush beson në mua, edhe nëse vdes, do të jetoj. Edhe kush jeton edhe beson në mua, nuk do të vdesë kurrë“ (Gj 11.25-26).
Besojma e madhe e Niceo-Konstantinopolit, të cilën e lusim për çdo të diele e festa të mëdha, dëshmon, se Biri i Zotit prej dashurisë së madhe “… u bë njeri. Dhe u kryqëzua për ne nën Poncin Pilat; pësoi dhe u vorros, dhe u ngjall të tretën ditë sipas Shkrimeve, e u ngrit në qiell dhe rri në të djathtën e Atit …” Këto fjalë të Besojmës e theksojnë misterin qendror të besimit krishterë. Pashkët, festa e ngjalljes së Jezu Krishtit është festa më e vjetra dhe më e larta e të gjitha festave krishtere. Sipas një fjale të shën Gregorit të Nisës (+ 390), ipeshkëv: “Kjo festë i kapërcenë, i tejkalonë të gjitha të tjerat ditët festive, sikur që shkëlqimi apo ndriçimi i diellit i rrezon të gjithë yjet”.
◊ PASHKËT JANË NJË FESTË E NGJALLJES SË KRISHTIT!
Kjo ngjarje është një mister i Zotit. Misteri i ngjalljes së Krishtit neve na siguron, që prej vdekjes është jeta, prej pikëllimit gëzimi, prej errësirës drita, kështu u bë dhe u fillua një fillim i ri i një jete të re me të Ringjallurin. Filloi një epokë e re për tërë njerëzimin. Koha e jonë, rruga e jetës sonë vrapon ndërmjet ngjalljes së Jezusit dhe zbulesës së fuqisë së tij hyjnore. Ne shikojmë në dritën dhe me syrin e fesë dhe me syrin e zemrës të hapur dhe me besim të plotë për këtë ngjarje shëlbimprurëse për ne, pra për sëlbimin tonë. Pashkët janë një fitore, një triumf mbi vdekjen e mëkatin! Pashkët janë një perspektivë e ardhmërisë për mbarë njerëzimin. Jezusi jeton!
Ai u mundua dhe e përjetoi vdekjen në kryq, por ai u ngjall dhe jeton, është në mesin tonë: me ty, me mua, me ne të gjithë. Si i Kryqëzuar, e si i Ringjallur u bë dhe bëhet Shëlbues i të tërë njërëzimit. Pa besim në të Ringjallurin, pa kremtim të ngjalljes së Krishtit, pa kremtimin e Pashkëve nuk mund ta kremtojmë asnjë festë. Pashkët janë festë e të gjitha festave!
Pashkët janë një perspektivë ardhmërie. Lajmi i Pashkëve është: rrugë e interpretimit dhe e besimit, pra të kuptosh, për të besuar dhe të besosh, për të kuptuar! Kur mendojmë mbi ngjalljen e Krishtit, atëherë Pashkët janë:
◊ FESTË E JETËS: sepse Jezu Krishti kthehet prej vdekjes në jetë, që edhe ne të kemi jetë. Ai bëhët jetë – dhënës dhe garantues për jetën e pasosur. Kjo jetë që na dhuron neve është jetë e të Ringjallurit duke kaluar prej vdekjes në ringjallje. Jezusi thotë: “Unë jam Ringjallja dhe Jeta: kush beson në mua, edhe nëse vdes, do të jetojë. Edhe kush jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë” (Gjn 11 11,25-26). Kjo është një vepër hyjnore! Jezu Krishti është ringjallur dhe lajmi i tij është gjithmonë i gjallë, sepse ai jeton është në mesin tonë. Pashkët do të thotë: nëpërmes Krishtit erdhi shpresa e re, drita e re dhe jeta e re në botë. Jeta prej Zotit është më e fortë se vdekja!
◊ FESTË E PAQËS: sepse fjalët e para të të Ringjallurit ishin fjalët e paqës, duke i përshëndetur nxënësit e vet me „Paqa qoftë me ju!“. O Zot, Jezu Krisht, ti u ke thënë apostujve të tu: “Po ju lë paqën, po ju jap paqën time”, mos i shiko mëkatet tona, por fenë e Kishës sate; jepi asaj, na jep neve, familjeve tona dhe mbarë popujve anembanë botës, sipas vullnesës sate, paqe dhe bashkim. Ti që jeton e mbretëron në shekuj të shekujve. Krishti është paqa jonë. Paqa e Krishtit qoftë përherë me ju!
◊ FESTË E DRITËS: Kjo dritë është një dritë e dhuruar prej Zotit, si dritë hyjnore, sepse vet Krishti është Dritë e gjallë. Ai është ndriçim i diellit, që me hirin e vet shëndrit, ndriçon krejtësisht zemrat tona, sepse errësira e mëkatit u shua. Jezu Krishti, është Drita e vërtëtë, që shëndriti në botë, që bota mos ta përjetoj e mos të jetoj më në errësirën e mëkatit, por të jetoj në Dritën e gjallë, që nuk shuhet kurrë. Kjo dritë ka për qëllim, që ne me jetën tonë të jetojmë në këtë dritë të shëndritur me dhuratën e qiriut të Pashkëve!
◊ FESTË E NGADHËNJIMIT: Në këtë Ditë të Pashkëve Krishti triumfoi mbi mëkatin dhe mbi vdekjen. Drita mbi humnerën, e mira mbi të keqën, dashuria mbi urretjen, falja mbi mëkatin.
◊ PASHKËT FESTË KALIMI: “Jezu Krishti kaloi, nëpër mundime, prej vdekjes në jetë; ai na i hapi zemrat tona, që të besojmë në Ringjalljen e tij. Kjo është një rrugë në të cilën edhe ne kishim mundur të kalojmë, pra, prej vdekjës në jetë” (Shën Augustini). Kështu është bërë kjo e njohur, Pashkët si simbol kalimi apo shndërrimi: prej territ në dritë, prej pikëllimit në gëzim, prej urretjes në paqë dhe, më në fund, prej mëkatit në falje, prej madhështisë në përvujtëri, prej mallkimit në bekim, prej robërie në liri, prej vdekjes në jetë.
◊ FESTË E GËZIMIT: Ne si të krishterë kemi të drejtë pse të gëzohemi. „Dje u varrosa bashkë me të, Krishtin; sot u ngrita bashkë me të, të Ringjallurin. Dje u kryqëzova bashkë me të, sot më lejo të gëzohem e të galdoj sepse Mesia nuk është më i vdekur, ai jeton“ (Këngë e Pashkëve të Gjonit prej Damaskut).
Sot në ditën e Pashkëve gëzohet mbarë njerëzimi, mbarë ruzulli tokësor, gjithë Kisha, sepse në të Ringjallurin është gëzimi i përjetshëm. Nxënësit e përjetojnë një gëzim, ata e marrin vrapimin e dashurisë, të fesë, të shpresës, të besimit dhe të jetës. Ne kemi të drejtë t´i gëzohemi kësaj së vërtete, sepse jemi pjesëmarrës të kësaj ngjarjeje të madhe. Të krishterët duhet të janë njerëz gëzimi!
◊ FESTË E DASHURISË: Jezu Krishti me jetën dhe me veprën e vet dëshmoi se ai është Bir i Zotit, i dërguar prej Zotit në botë, që të kryej veprën shëlbimprurëse. Ai këtë vepër dashurie për njerëzimin e tregoi me mundime, me vdekje në kryq dhe me ngjallje. Ai për dashuri ndaj njerëzimit flijohet në kryq, që ne ta kemi jetën në të dhe që të jetojmë në dashurinë e tij.
◊ FESTË E BESIMIT: që ne të besojmë në atë ngjarje që Zoti bëri për ne. Kush beson në të edhe nëse vdes do të jeton. “Atëherë hyri edhe ai nxënësi tjetër, që mbërriti i pari te varri, pa e besoi”. Feja jonë, besimi ynë, fundamentin e ka në Krishtin, në të Ringjallurin dhe mbështetet në dëshminë dhe në parakallëzimin e tij. Kjo e vërtetë e fesë u ruajtë dhe u predikua në çdo vend e popull. Këtë të vërtetë e përjetojmë dhe e dëshmojmë edhe ne sot!
◊ FESTË E BASHKIMIT: sepse ai me ngjalljen e vet bëri që të gjithë njerëzit e mbarë rruzullit tokësor t’i bashkon në një emër, në emër të të Ringjallurit, në Krishtin. Kjo festë e bashkimit, ngjallja e Krishtit i bashkon të gjithë popujtë dhe të gjithë popujtë e të gjitha Kombeve dhe rasave, sot, e i kremtojnë Pashkët!
◊ FESTË E TAKIMIT: Takimi me të Ringjallurin duhet të jetë më një gëzim dhe dashuri. „Dita e Zotit“ është dita e Ringjalljes, ditë e takimit me Zotin dhe me njeriun. Kjo ditë është për të krishterin, jo vetëm një ditë e përkujtimit, por gjithmonë një ditë e takimit me Krishtin e Ringjallur, takim me Zotin
◊ FESTË PËR TË GJITHA FAMILJET: sepse baba dhe nëna me fëmijët e vet e kremtojnë ngjalljen e Krishtit! Në këtë ditë të gjitha familjet janë të bashkuara për të kremtuar dhe për t´ia uruar njëra-tjetrës. Knaqësi është të urosh, kënaqësi është të kremtosh me familje dhe në familje.
Shumë ditë të tëra bëhet në familje një përgatitje shpirtërore dhe përgatitje në familje (si p.sh. pastrimi në shtëpi, kuzhina me ushqim ma të mirë, aroma e ëmbëlsirave të shumta e disa gjërave tjera). Nuk ka kremtim familjar për Pashkë pa familje!
◊ FESTË E TË GJITHA FESTAVE. Kremtimi i Pashkëve është kremtimi dhe festa më e madhëja që egsiston në kalendarin liturgjik për të Krishterët. Duke ua dëshiruar të gjithëve Pashkët e Zotit, le të jetë edhe për ne kjo ditë, një ditë e gëzimit, që të jemi, sikur që jemi dhe të jetojmë si njerëz të Pashkëve dhe në të Ringjallurin. „Pse e kërkoni të Gjallin ndër të vdekur? Ai s´është këtu! U ngjall…“(Lk 24.5-6).
Përgatiti:
Mag. Don Kolë Gjergji,
Kapelan në famullitë


Leave a Reply