Një bisedë private që po qarkullon në rrjet ka ngritur dyshime të forta mbi mënyrën si funksionon realisht loja në “Ferma VIP”.
Në mesazhet e publikuara pretendohet se banorët marrin informacione nga jashtë, takohen me familjarë dhe se disa situata brenda fermës nuk janë aq të izoluara sa paraqiten për publikun. 👀
Sipas këtyre pretendimeve, partneri i Sarës, Darti, ka hyrë në fermë pas sfidës së saj me Bujakën, ndërsa përmenden edhe aludime për arsye pse disa banorë nuk penalizohen.
Pjesa më e bujshme lidhet me finalen: sipas bisedës, produksioni kishte planifikuar fillimisht fitoren e Sarës, por popullariteti i madh i Mimoza Ahmetit jashtë ka prishur çdo parashikim. 🔥
Deri tani, produksioni nuk ka reaguar zyrtarisht për të konfirmuar apo mohuar këto mesazhe.
Burimi/Facebook/Revista Ora


Leave a Reply