Linda kur u sigurua buka në vend. Shkova në klasë të parë pasi vrau veten Mehmet Shehu. Kur fillova gjimnazin digjej komiteti ekzekutiv dhe bashkeqytetarët e mi u nisën me anije për një jetë më të mirë. Kur do mbaroja universitetin i vunë flakën vendit dhe hapen depot e armëve. Fillova punë pak ditë pasi donin të hidhnin qeverinë me arkivol në krahë. Ndaj nuk doja kurre që femijët e mi të rriteshin nën kërcënimin e destabilitetit.
Kur mendova se femijët e mi nuk do të kalonin këto lloj pervojash traumatike, vranë 4 protestues aty ku tani hanë, pijnë dhe këndojnë. Ndaj jo mor mik, jo! Ti dhe askush nuk mund të trondisni shëndetin mendor, jeten dhe të ardhmen e fëmijëve të mi, e fëmijëve tanë! Ndaj ktheji mbrapsht ato thirrje kërcënuese dhe shko lufto në parlament.
Shkruan: Silda Anagnosti


Leave a Reply