Ambasada amerikane në Tiranë shpërndau pak minuta më parë një njoftim zyrtar në lidhje me rritjen e numrit të fituesve të Lotarisë Amerikane për vitin 2017.Në këtë mënyrë, ata që kanë aplikuar duhet të kontrollojnë edhe njëherë statusin e tyre pasi mund të jenë fitues edhe nëse më parë nuk kan qenë të tillë.
Ja deklarata e ambasadës në shqip dhe në anglisht:
Lajm i mirë për të gjithë të Regjistruarit për Lotarinë DV-2017: Janë shtuar të përzgjedhur të rinj për programin e lotarisë DV-2017. Kontrolloni statusin tuaj për të parë nëse jeni përzgjedhur. Hyni tek faqja e Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve www.dvlottery.state.gov duke përdorur numrin tuaj unik të konfirmimit. Të përzgjedhurit duhet të plotësojnë menjëherë formularin elektronik DS-260, në mënyrë që t’u caktohet një datë takimi në Konsullatën e SHBA-së. Konsullatat kanë në dispozicion vetëm një numër të kufizuar datash takimi çdo muaj për aplikantët e lotarisë, ndaj është thelbësore që të përzgjedhurit e lotarisë të fillojnë procesin e vizës menjëherë.
Njoftim i rëndësishëm për të gjithë të Regjistruarit për Lotarinë DV-2017
Janë shtuar të përzgjedhur të rinj për programin e lotarisë DV-2017. Kontrolloni statusin tuaj për të parë nëse jeni përzgjedhur. Hyni tek faqja e Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve www.dvlottery.state.gov duke përdorur numrin tuaj unik të konfirmimit. Të përzgjedhurit duhet të plotësojnë menjëherë formularin elektronik DS-260, në mënyrë që t’u caktohet një datë takimi në Konsullatën e SHBA-së. Konsullatat kanë në dispozicion vetëm një numër të kufizuar datash takimi çdo muaj për aplikantët e lotarisë, ndaj është thelbësore që të përzgjedhurit e lotarisë të fillojnë procesin e vizës menjëherë.
Mbani mend, Departamenti i Shtetit nuk do u dërgojë të përzgjedhurve të lotarisë njoftim me postë apo me email. Edhe nëse ju vjen ndonjë email nga Departamenti i Shtetit, ai është vetëm për t’ju udhëzuar që të hyni tek faqja e Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve www.dvlottery.state.gov ku do të gjeni udhëzime specifike për çështjen tuaj. Ndaj, nëse ju vjen një email duke ju kërkuar për gjëra që nuk ju kemi thën në më lart, injorojeni atë, është një mashtrim.
Programi i lotarisë DV-2017 mbaron më 30 Shtator 2017. Për më tepër nëse të gjitha 50,000 numrat e vizave janë lëshuar përpara kësaj date, programi do mbyllet më shpejt. Të përzgjedhurit duhet të veprojnë me shpejtësi që tani, pasi procesi i vizës mund të jetë i gjatë. Vizat për programin DV-2017 nuk mund të lëshohen pas 30 Shtatorit 2017. U rekomandojmë të regjistruarve të kontrollojnë statusin e tyre të aplikimit nëpërmjet Kontrollit të Statusit të të Regjistruarve www.dvlottery.state.gov duke përdorur numrin tuaj unik të konfirmimit që morët kur aplikuat fillimisht për lotarinë DV-2017.
Good news for Diversity Visa (DV) 2017 Entrants: Additional entrants have been added to “selected” status on the Entrant Status Check (ESC) website www.dvlottery.state.gov. Please use your unique confirmation number to verify your status. Successful entrants are encouraged to complete the online DS-260 application immediately, so that an interview appointment at the appropriate U.S. Embassy or Consulate can be scheduled. Embassies and consulates only have a limited number of appointments each month for DV applicants, so it is vital that DV selectees start the visa process immediately. For more info CLICK: read here: https://albanian.tirana.usembassy.gov/dv/njoftim-i-rendesishem-per-te-gjithe-te-regjistruarit-per-lotarine-dv-2017.html


Leave a Reply