Një aeroplan privat, që po udhëtonte nga qyteti verior italian Trevizo, u rrëzua të martën në një rajon malor të Maqedonisë, duke shkaktuar vdekjen e gjashtë pasagjerëve.
Policia maqedonase u tha medieve se katër qytetarë italianë dhe dy nga Kosova humbën jetën gjatë rrëzimit të aeroplanit në jug të Shkupit.
Piloti kishte kërkuar që të ulej në aeroportin e Shkupit për t’u furnizuar me kerozinë, por nuk kishte raportuar për ndonjë emergjencë. Pak më pas aeroplani humbi kontaktin me aeroportin.
Disa media në Shkup kanë njoftuar se destinacioni i avionit ishte Prishtina, por autoritetet nuk i kanë konfirmuar njoftimet dhe ende nuk kanë dhënë hollësi të tjera rreth udhëtarëve. Ata e përshkruan aeroplanin si një fluturake të lehtë të prodhimit të kompanië amerikane “Piper Aircraft Inc”.
Mbetjet e avionit u gjetën disa orë pasi që ai u zhduk nga radarët.
Vendi ku është rrëzuar avioni nuk është i qasshëm për makinat, kurse policia maqedonase ka bllokuar zonën dhe nuk lejon lëvizjet në pjesën ku ka ndodhur rrëzimi.
Zeri i Amerikes


Leave a Reply