![]()
Kisha e qytetit të Korçës në një meshë të posaçme me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ka bekuar flamurin shqiptar.
Ceremonia e posaçme u mbajt në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, ku zhvillua ajo që quhet Dhoksologjia e flamurit. Ceremonia u krye nga klerikët e Korçës dhe u drejtua nga Ikonom Stavrofor Ilia Kotnani.
Ky rit fetar është mbajtur për herë të parë më 28 Nëntor të vitit 1920 nga Fan Noli në kishën “Shën Gjergji” me idenë se ‘mbi fenë dhe mbi shqiptarët është kombi dhe flamuri’. Në atë kohë Noli bëri thirrje për bashkimin rreth flamurit për çështjen e kombit.
/Shekulli Online/V.H./
Per”Alba – Dansk” shkodrani


Leave a Reply